HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube



U 19 JAVA 13 - GRAMOZI - MEMALIAJ

SKUADRA E U 19 SE GRAMOZIT ,NUK E KA ZHVILLUAR TAKIMIN E JAVES SE 13 ME SKUADREN MIKE TE  MEMALIAJT , SEPSE  MIQTE NUK U PARAQITEN.



JAVA E 11 -te PER U 19

                                                                                                                                          NDESHJA E VLEFSHME PER JAVEN E 11-te MES GRAMOZIT U 19 DHE LUFTETARIT U 19 ESHTE MBYLLUR NE SHIFRAT 2-1 PER VENDASIT , TE CILET KANE QENE NE DISAVANTZH , POR QE ME PAS E KTHYEN LOJEN NE FAVORIN E TYRE.

TE PARET QE DO TE SHENONIN ISHIN MIQTE , TE CILET REALIZUAN NJE GOL TE BUKUR NGA JASHTE ZONE DUKE MPOSHTUR PORTIERIN KOLONJAR JANKULLA.PAS GOLIT VENDASIT KANE REAGUR MJAFT MIRE DUKE GJETUR DHE GOLIN E BARAZIMIT ME IGLI RADOMIN.PJESA E PARE DO TE MBYLLEJ ME SHIFRAT 1-1 . PJESA E DYTE KA QENE INTERESANTE, KU NJE GOL I KLEO HASANIT I KA NXJERRE KOLONJARET ME 3 PIKE NGA KY TAKIM. NDESHJA PERFUNDOI 2-1 PER GRAMOZIN U 19

Per te pare fotot e moshave klikoni!!! KETU !!!




U - 19 JAVA E 10 - te

Vetëm një pjesë loje është luajtur  mes Skënderbeut dhe Gramozit, sepse më pas dhuna ka bërë "ligjin”

Dhuna zbret "këmbëkryq” në futbollin shqiptar, por këtë herë jo te të rinjtë. Bëhet fjalë për ndeshjen e djeshme të kampionatit U 19, mes Skënderbeut dhe Gramozit, e cila është zhvilluar në stadiumin "Jovan Hasko” të Maliqit. Vetëm 45 minuta ka zgjatur ky takim, pasi, pas pushimit, sapo ekipet kanë dalë në fushën e lojës, ka filluar edhe grushti. Ka qenë skuadra mike e Gramozit, që e mërzitur me gjykimin, ka shfryrë dufin ndaj dy "xhaketave të zeza” nga Pogradeci, K.Jasharllari dhe V.Tola. Kur pritej vërshëllima e fillimit të pjesës së dytë, gjyqtarët, pas protestave të miqve, kanë nxjerrë dy kartonë të kuq ndaj Cenkos dhe Salikos , të dy futbollistë të Gramozit. Kaq ka mjaftuar që lojën ta marrë lumi. Pas këtij momenti, të gjithë kolonjarët janë vërsulur te gjyqtarët e ndeshjes, duke i goditur. Kjo situatë ka zgjatur shumë dhe për t’u veçuar ka qenë fakti që në këtë ndeshje mungonin uniformat blu. Edhe pse të vetëm në fushë, gjyqtarët nga Pogradeci janë munduar të mbrohen me çdo lloj mënyrë, por revolta e kolonjarëve ka qënë e pamëshirshme. Menjëherë kryesori Jasharllari, ka vendosur që të mos vazhdonte ndeshjen dhe të dy gjyqtarët janë futur në dhomat e zhveshjes. Rreth 25 minuta më vonë kanë mbërritur edhe uniformat blu, që kanë qetësuar situatën dhe kanë nxjerrë gjyqtarët nga stadiumi për t’iu drejtuar më pas Pogradecit. Një ngjarje vërtet e rëndë ajo e ditës së djeshme në Maliq, në ndeshjen e të rinjve, që ka filluar rreth orës 13.00, por që më pas është ndërprerë, duke u luajtur vetëm një pjesë loje. Për sa i përket pjesës së parë, korçarët e kanë dominuar dhe kanë arritur të shënojnë pesë gola me Zegullajn, Hysollin dhe Eminin, që shënuan dopieta. Për kolonjarët, golin e vetëm e shënoi Cenko në minutën e 22 të. Me këtë ngjarje të djeshme pritet menjëherë që të ndërhyjë komisioni i disiplinës, që do të vendosë në vend dinjitetin e futbollit shqiptar, sepse akte të tilla pa diskutim që prishin imazhin e futbollit. Sa për gjyqtarët e ndeshjes, pas këtij akti , atyre u dalloje qartë shenjat e dhunës në trup, ku nuk numëroheshin takat e futbollistëve të Gramozit, që kishin rënë pa mëshirë mbi këta dy gjyqtarë.

U-19, Kategoria e Pare
Java 10, 15.11.2009
Grupi i Jugut

Skrapari  – Naftëtari 3-0
Luftëtari- Sopoti 5-1
Skënderbeu- Gramozi 5-1
Bylis-Bilisht Sport 2-1

RENDITJA
1.    Bilisht Sport 25
2.    Skënderbeu 15
3.    Luftëtari 15
4.    Bylis 14
5.    Gramozi 11
6.    Skrapari 10
7.    Sopoti 6
8.    Naftëtari 5