** Ks Gramozi ** -
Leonardo Martins: Nuk largohem nga Gramozi .
qene nje nga sezonet me te dobeta qe kam kaluar gjate ketyre 4 viteve me
Gramozin,Kur kam ardhur ne Erseke,nuk e kisha menduar se do ta provoja
kaq shume shijen e suksesit me kete skuader .Brenda dy viteve ne kemi
ditur te ngreme lavdine e ketij ekipi,Fillimisht u ngjtem ne te paren
dhe me pas ne Superiore,Merite e Vecante per kete ka ish-tranjeri Ilir
Qirjako,presidenti Taci dhe kryebashkiaku Brace.Tashme Gramozi Do te
luaje perseri ne Kategorine e Pare cka na nxjer nje detyre te veshtire
per ta ngjitur perseri ate ne superiore.Edhe ne sezonin e ri do te kem
Gramozi luan ndershmërisht, por bie nga kategoria .
Kolonjarët, pas një sezoni të gjatë në superligë, për herë të parë në
historinë e tyre, duke luajtur ndershmërisht, nuk kanë mundur dot që në
fund të sezonit të arrijnë objektivin e vënë nga presidenti Mustafa
Taçi shpenzoi një shumë të konsiderueshme për të qëndruar në superligë,
por në fund nuk ia doli mbanë, kjo për disa arsye, ku ai ka më pak faj.
Edhe pse Taçi u mundua të afronte lojtarë cilësorë, të gjithë të njohur
në superligë, përsëri kolonjarët nuk arritën dot që në fund të sezonit
Një faktor tjetër për daljen e Gramozit nga superiorja, sipas drejtuesve
të klubit, kanë qenë edhe padrejtësitë që i janë bërë këtij ekipi nga
ana e gjyqtarëve, një fakt i shprehur edhe nga shumë specialistë e
drejtues klubesh. Vërtet Gramozi ishte debutues, por në pjesën e parë të
Madje edhe në fund, kur kishte dalë nga gara e mbijetesës, luajti
ndershmërisht, edhe pse dikujt nuk i pëlqente. Një sezon që tashmë është
Ishte pjesëmarrja e parë në kategorinë e më të mirëve dhe pa dyshim që
Gramozi ka lënë gjurmët e veta, paçka se në fund të sezonit ai është
renditur i fundit, kjo për shumë arsye, disa prej të cilave i përmendëm
Gramozi vinte nga kategoria e parë dhe normalisht nuk kishte
eksperiencë. Drejtuesit e ekipit u munduan që të mbajnë një pjesë të
mirë të lojtarëve, por kuptohet, vetë nevojat e superligës bënin që një
pjesë e mirë e lojtarëve që kishin luajtur në kategorinë e parë të
largoheshin. Dhe në ekip u afruan disa lojtarë të tjerë. Kështu, vijnë
Vjen Rustemi nga Vlora, Semina nga Shkodra dhe disa të tjerë. I besohet
të njëjtit staf teknik dhe do të ishte Ilir Qirjako që do të drejtonte
sërish ekipin kolonjar, duke e njohur me detaje ambientin. Me një
tifozëri të zjarrtë, me një presidenti korrekt, puna vijoi normalisht
Duke bërë një rezyme të shkurtër, duke filluar që nga java e parë e
kampionatit, mund të themi se Gramozi e ka filluar shumë mbarë sezonin,
ku në dy takimet e para, nën drejtimin e trajnerit Ilir Qirjako, arriti
të marrë dy barazime, ku ai i transfertës së Laçit, në javën e dytë, u
duk sikur Gramozi do të ishte surpriza e superligës, por nuk vazhdoj
shumë ky gëzim, pasi në javën e tretë kolonjarët u ndëshkuan në fushën e
vet nga ekipi i Tiranës me rezultatin 1 0, ku gjyqtar ishe lezhjani
Kjo bëri që një javë më vonë, në derbin e prefekturës me Skënderbeun,
kolonjarët të pësonin humbjen e parë me rezultat të thellë, 4 1 në
Korçë. Një humbje që u duk se do ta rëndonte ekipin kolonjar, madje të
gjithë menduan se ky Gramoz nuk mund ta përballonte dot garën në
superligë, kur në fakt kishte edhe ekipe të tjera që ishin po në atë
Por një javë më vonë kolonjarët do të regjistronin fitoren e parë në
superligë, që për ta ishte domethënëse, pasi ajo u mor ndaj fituesit të
Kupës së Shqipërisë, Flamurtarit. Fitorja 2-0 nuk të linte dyshim për
asgjë dhe kolonjarët fillojnë të besojnë te vetja. Ka qenë një moment
kyç për kolonjarët, të cilët për herë të parë filluan të besojnë se ky
ekip mund t’ia dalë, madje edhe ndaj ekipeve me emër. Synimi ishte i
qartë, të paktën në Ersekë duhej të fitohej patjetër, në mënyrë që pikët
më të shumta të merreshin në shtëpi dhe pastaj ndonjë pikë jashtë fushe
Edhe pse ka fituar ndaj Flamurtarit, drejtuesit e Gramozit e panë të
arsyeshme që Qirjako të kishte një rol tjetër në ekip dhe tjetërkush ta
merrte drejtimin e tij, duke ia lënë në dorë një njeriu që ia dinte më
mirë superligës. Pas këtij rezultati pozitiv ka ardhur edhe ndërrimi i
trajnerve, ku vendin e Qirjakos e ka zënë trajneri Agim Canaj, ndërsa
nga presidenca kolonjare u deklarua se Qirjako do të punojë me Canajn,
për arsye se ky trajner ka përvojë në superligë, por ky ndryshim duket
se nuk ndikoi për mirë, pasi Qirjako nuk pranoi të qëndronte më pranë
ekipit. Ndoshta ishte kjo ftohje e kotë që do të ndikonte më pas dhe
arsyeja më e vogël që solli rënien, pasi arsyet madhore tashmë dihen.
Canaj e ka nisur javën e parë të tij te kolonjarët duke barazuar me
Ky barazim nuk i tronditi shumë kolonjarët, por rezultatet sa vinin dhe
nga java në javë nuk po sillnin rezultat, kjo edhe për shkak të
gjykimeve të njëanshme që po i bëheshin Gramozit, duke e parë si ekip të
vogël, por për kolonjarët më shqetësuese ka qenë humbja e thellë në
Fier me rezultatin 3 0. Më pas barazojnë me Kastriotin në Ersekë, një
hap fals. Humbja me Dinamon edhe ishte menduar një javë më vonë, ndonëse
jo në shifra të tilla. Por shpresat dhe besimi për sportdashësit
Pas këtyre takimeve, ka ardhur edhe humbja që nuk pritej ndaj Laçit. Jo
se Laçi nuk mund të fitonte, por nga mënyra se si u gjykua ai takim. Me
një gjykim tepër skandaloz të gjyqtarit Meta, ku publiku nuk mundi dot
ta kapërcente këtë situatë, duke u "hakmarrë” ndaj arbitrave me gjeste
Më pas kolonjarët edhe pa tifozë arritën që të triumfojnë në shtëpi ndaj
Skënderbeut e Apolonisë, por pas këtij takimi kolonjarët nuk arritën
dot që të ngjitin më shkallë në klasifikim, duke shkuar nga humbja në
humbje dhe në fushën e vet, ku gjykimet kanë qenë të njëanshme, duke
filluar që nga takimet me Dinamon, Vllazninë, Skënderbeun dhe
Gramozit i mohohet një penallti, me Laçin tri të tilla, në Vlorë u dha
një penallti 1.5 metra jashtë zone, në Kavajë iu mohua një penallti 1.5
metra brenda zone, me Dinamon të paktën 2 penallti, në Durrës një
penallti që në sekondat e para, me Vllazninë po ashtu. Të gjitha këto,
nëse do të konvertoheshin në pikë, i binte që Gramozi në fazën e tretë
Faza e tretë ka qenë më e vështira për kolonjarët, ku përveç trukimeve,
që filluan t’u bëheshin ndeshjeve, skuadra kolonjare ka luajtur e vetme
ndaj gjithë ekipeve të superiores, ku shumicën e takimeve e ka luajtur
pa spektatorët e vet, pas dënimit të fushës në takimin me Skënderbeun.
Pas këtij takimi pothuaj kolonjarët i prenë shpresat për të qëndruar në
Megjithatë, si trajneri Canaj, edhe presidenti Taçi, kanë kërkuar që të
luhej ndershmërisht deri në fund dhe pas gjithë atyre rezultateve të
dobëta, do të vinte fitorja në javën e fundit ndaj Apolonisë, duke e
marrë me vete edhe ekipin fierak. Kolonjarët, edhe pse luajtën vetëm një
sezon në kategorinë superiore, treguan ndershmëri dhe shpirt të lartë
gare në superligë, duke lënë përshtypjet më të mira. Gramozi,
pavarësisht se nuk arriti dot të mbijetonte në superligë, la gjurmë,
pasi ishte ekipi që luajti më ndershmërisht, në një kampionat që u
Ndryshe nga kampionati, në Kupën e Shqipërisë Gramozi ka pasur një ecuri
disi më të mirë. Themi kështu, pasi ka eliminuar Flamurtarin, fituesin
në fuqi të këtij kompeticioni. Por edhe në çerekfinale kolonjarët do të
linin gjurmë. Përballë Teutës ata barazuan dy herë dhe vetëm goli në
fushën kundërshtare i eliminoi. Kujtojmë që takimi i parë ishte
zhvilluar në Elbasan dhe jo në Ersekë, me një tjetër gjykim skandaloz
kundër kolonjarëve. Nëse ndeshja do të ishte luajtur në Ersekë, nuk do
të ishte çudi që Gramozi të kishte dalë në gjysmëfinale të Kupës së
Çdo shqiptar e mban mend atë përballje historike me Realin e Madridit.
Edhe pse askush nuk e besonte në fillim, Gramozi i Ersekës ka luajtur
përballë Realit të Madridit. Themi Gramozi, por në fakt ka pasur jo pak
ndërhyrje nga lojtarët e ekipeve të tjera që atë ditë të ishin me
fanellën kolonjare, vetëm për të luajtur pak minuta kundër yjeve të
botës. Bukurinë e këtij takimi ndoshta do ta prishte pak ikja e dritave,
por gjithsesi për Gramozin ishte një tjetër ngjarje historike.
Kolonjarët edhe një herë tjetër u ndjenë krenarë për presidentin e
Për superligën, numri 1 i kolonjarëve afroi garanci financiare, por pak
Kur ekipi kolonjar hyri në histori në fund të majit të kaluar, duke u
ngjitur në superligë për herë të parë, presidenti i tij, Mustafa Taçi,
premtoi një Gramoz dinjitoz edhe për elitën e futbollit shqiptar. Ai
pranoi të investonte vetëm për ekipin e vendlindjes së tij, duke iu
përgjigjur thirrjes së zemrës, madje tentoi ta mbante në nivelet më të
larta, por për shumë arsye dhe faktorë të jashtëm kjo do të ishte shumë e
vështirë. Natyrisht, presidenti Taçi e kishte të qartë se duhej të
Presidenca kolonjare krijoi kushte optimale për përgatitjen e ekipit të
ri, duke e mbajtur atë për tri javë në Strugë, ndërkohë që stafi teknik u
përpoq të merrte disa futbollistë me vlera. Presidenti Mustafa Taçi dhe
bashkëpunëtorët e tij hasën në vështirësinë e marrjes së futbollistëve
cilësorë në Ersekë, për shkak të largësisë gjeografike, por edhe të
Si për t’i balancuar gjërat, por edhe për vetë temperamentin e tij,
numri 1 i Gramozit afroi garanci financiare, por jo kontrata të
çmendura, ashtu sikurse e përkthyen seriozitetin e tij disa futbollistë
"shëtitës” të kampionatit shqiptar. Në merkaton e verës dhe në atë të
dimrit, ai nuk kurseu asgjë, duke marrë disa futbollistë, por fundi i
kampionatit ishte mjaft i hidhur për presidentin kolonjar, i cili
ndoshta nuk i kishte menduar kurrë ato që ndodhën gjatë sezonit të
"Bosi” i Gramozit është shprehur shpesh se nuk do t’i harrojë kurrë
"masakrat” që i janë bërë sistematikisht ekipit të tij, madje edhe në
Ersekë, duke provokuar shpesh incidente të panevojshme. "Ishte një
kampionat i turpshëm, ku u bënë pazare në mes të sheshit dhe ekipi ynë u
dëmtua më shumë nga të gjithë. Kemi investuar me seriozitet për
Estradën e kanë parë të gjithë, sepse është bërë në mes të ditës, por ne
jemi të ndërgjegjshëm, sepse kemi luajtur ndershmërisht gjatë gjithë
kampionatit, pa asnjë kompromis.” Ky qëndrim është thënë disa herë nga
presidenti Mustafa Taçi, i cili u solli sportdashësve shqiptarë edhe
Realin e Madridit në Tiranë. Tani që gjithçka është mbyllur, duke lënë
pas një shpresë të vakët në lidhje me ndryshimin e strukturës,
Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, përmend edhe një herë estradën që u bë
"Ajo që dua të theksoj pas këtij kampionati është niveli i ndershmërisë
sonë, edhe pse në fund nuk ia dolëm. Me të drejtë jam shprehur shumë
herë se ky ka qenë kampionati më i dobët i gjithë karrierës sime si
Mbase duhet ta fshij nga kujtesa këtë kampionat të neveritshëm, që nuk i
vlejti për asgjë futbollit. Kjo neveri disa i kënaq, sepse janë mësuar
me këtë llum, por në fund të fundit futbolli duhet shpëtuar, sepse ky
llum, po u bë vullkan, është e vështirë të ketë ujë që ta shuajë.
Prandaj unë jam i mendimit që të gjitha levat e federatës duhet ta
analizojnë me shumë kujdes dhe në fund të fundit ajo që duhet të ngelë
është futbolli i pastër, i cili edhe një herë duhet të kthejë tifozët
Ka ardhur në atë moment që në fushat ku ka tifozë, siç është Erseka, të
mendohet ndryshe. Vetë ekipi kampion nuk ka tifozë që ta ndjekin, çka
është mjerane për të gjithë ata që e duan futbollin.” Kështu e etikon
këtë sezon trajneri i Gramozit, Agim Canaj, i cili vijon më poshtë: "Ata
që vendosin rregullat dhe ata që drejtojnë futbollin, duhet të jenë
mjaft rigorozë. Si në çdo fushë tjetër shqiptare, politika po e
Por kjo nuk do të thotë se futbolli do të vazhdojë kështu. Unë kam besim
te njerëzit që e drejtojnë dhe presidenti i saj, që mori votat për herë
të tretë. Ai duhet të heqë perden e zezë dhe të shtrojë alternativat
për ndryshimin e strukturës. Të rregullohet sa më parë kjo çorbë që
Të bëhet e mundur që ky kampionat të rivihet në shina sa më shpejt, për
të rikthyer tifozët me një lojëra të ndershme, të cilat të justifikojnë
gjithë dashamirësinë e atyre njerëzve që e duan. Futbolli është bërë për
spektatorët, nuk është bërë as për politikanët, as për drejtuesit e
federatës, por për ata që u dhimbset vërtet ky futboll,” - përfundon
trajneri i Gramozit, Agim Canaj, i cili nuk dihet nëse do të qëndrojë te
ky ekip. Ai ka marrë një ofertë konkrete nga Vllaznia, por për momentin
Në fakt, nuk dihet se si do të marrë rrjedha e strukturës së kampionatit
dhe ndoshta këtë është duke pritur edhe Canaj, pasi nëse Gramozi do të
qëndronte në superligë, ai bashkë me Taçin me siguri që do të ngrinin
një ekip me pretendime më ambicioze dhe jo vetëm për të qëndruar në