HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, shumë i lartë për t’u kaluar nga Iliria



Gramozi: Dervishi, Kodra , Peçi , Caka (Nela 68’ ), Bilibashi, Shehu, Saliko ( Fasko 41’ ), Shupe, Omeraj, Musabelliu, Hysolli (Cale 76’ ). Trajner: I. Qirjako .

Iliria: Baku, Doku, Shkëmbi, Ujka, Balliu,  Kurti, Selaci, Bejko, Lama ( Tali 70’ ), Gjokeja ( Bardhi 85’ ), Sala.  Trajner: A. Deliu.

Shënues: Shupe 42’ Musabelliu 89’ , Gjokeja 38’

Gjyqtarë: R. Shoshaj, G.Bimi, P.Puto (Gjirokastër)

Kartonë të verdhë: Shehu, Omeraj, Musabelliu \ Doku , Selaci , Gjokeja.

 Ndeshja e parë e kolonjarëve në fushën e tyre ka sjellë një fitore tjetër, por të vështirë ndaj ekipit debutues, Ilirisë. Kolonjarët e kishin vlerësuar këtë takim, por janë ndeshur me një ekip tepër të ngjeshur në mbrojtie. Trajneri Qirjako, ashtu siç edhe kishte premtuar, hodhi në fushë që nga minuta e parë 11-shen e tij më të mirë, por me lojën që zhvilluan nuk e justifikuan besimin e trajnerit, kjo dhe nga përvoja e pakët që kanë shumica e futbollistëve të Gramozit të këtij sezoni. Rasti i parë për vendasit vjen shumë shpejt, që në minutën e 2 të, ku Bilibashi i shpëton mbrojtjes mike, del përballë portjerit Baku, por topin e kalon mbi portën e miqve. Kolonjarët duket se do të shënojnë shpejt, por nuk ndodh kështu, pasi rastet mungojnë dhe lojtarët sulmues nuk arrijnë të godasin saktë në portën mike. Në minutën e 27, janë miqtë nga Fushë-Kruja që krijojnë një rast në portën kolonjare, por gjuajtia e Selacit pritet me vështirësi nga portieri Dervishi. Në minutën e 30-të, është sulmuesi Hysolli që kërkon të shënojë, por gjuajtja e tij pritet nga portjeri mik. Duhej të vinte minuta e 38-të, kur Gjokea del i lirë rreth 20 metra përballë portierit Dervishi dhe me një gjuajtje fluturimthi e dërgon topin në rrjetë. Futbollistët kolonjarë duket se kalojnë në delir përpara kohe, dhe kjo nga përvoja e pakët. Ndaj në minutën e 40-të janë përsëri miqtë që për pak sa nuk shënojnë golin e dytë me anë të Salës, por portieri Dervishi ka pritur në dy kohë. Në minutën e 42-të do të vijë dhe goli i barazimit, pas një goditje këndi, ndërhyn Shupe me kokë, duke dërguar topin në rrjetë. Kolonjarët janë më të qetë pas golit të barazimit. Pjesa e dytë fillon me një rast për miqtë, ku Sala përballë portierit Dervishi nuk është në gjendje të shënojë. Pas kësaj minute loja bëhet e mërzitshme, për shkak të vonesave të lojës nga futbollistët miq, që për çdo moment i shikoje të shtrirë në fushë duke vonuar lojën. Nga minuta e 65-të deri në minutën 67-të, janë tre raste për kolonjarët  me Shupen, Musabelliun dhe Bilibashin, por pa mundur të shënojnë. Kolonjarët kërkojnë golin e dytë dhe Omeraj lëshon një "silurë” drejt portës së portierit Baku, por ai duke fluturuar e grushton topin në goditje këndi. Dhjetë minuta para fundit të ndeshjes është Gjokeja që për pak sa nuk i ka dhuruar fitoren ekipit të tij, por është portjeri Dervishi që pret në dy kohë, madje duke u dëmtuar në kokë.Që nga kjo minutë dhe deri në fund të takimit vendasit e kërkojnë golin e fitores me insistim, duke krijuar 4- 5 raste për shënim, me Shupen dhe lojtarin e sapofutur në pjesën e ditë, Nela, i cili ka qënë tepër i rrezikshëm për mbrojtien mike. Por, minuta me fat për kolonjarët është e 89-ta, pasi në këtë minutë kanë shënuar edhe javën e parë, ku Musabelliu pas topit të marrë nga Fasko, shpëton nderin e kolonjarëve nga një barazim në fushën e vet, duke i dhënë fitoren me vlerën e tri pikëve.

 Trajnerët

Ilir Qirjako, trajneri i Gramozit: "Ishte një lojë që e filluam mirë, me rast shënimi që në minutën e parë, por më pas lojtarët ranë në qetësi. Goli i miqve e çoroditi pak lojën tonë, megjithatë ne kemi shumë punë për të bërë, pasi Gramozi ka shumë të rinj dhe emocionet e ndeshjeve kuptohen. Do të punojmë që të ecim më mirë akoma në të ardhmen”.

 Afrim Deliu, zv/trajner i Fushë-Krujës: Nuk u prononcua.

 Të veçanta

- Trajneri i Ilirisë, Fatmir Sala, për shkak të dënimit e ka ndjekur ndeshjen nga shkallët e tribunës, duke e orientuar ekipin në çdo moment.

- Të pranishëm në tribunë kanë qenë ish-kryebashkiaku kolonjar Adriatik Braçe dhe kryetari i ri i Bashkisë së Ersekës, z. Ali Laho, i  cili në fund të takimit ka falënderuar lojtarët për fitoren e vështirë që arritën. 


Nga '' Sporti Shqiptar''  , E Shtune 17 Shtator 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :