HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube



RAUNDI I DYTE I KUPES SE SHQIPERISE

Turi i Dytë i Kupës së Shqipërisë propozon çifte interesante si në grupin A ashtu dhe në atë B. Deri tani janë njohur 14 skuadrat e kualifikuara nga turi i parë. Ndeshjet e prapambetura: Laçi-Besëlidhja (Grupi A) dhe Partizani-Ada (Grupi B) do të përcaktojnë dhe dy ekipet e tjera. Ndeshjet e para të turit të dytë do të luhen, më 25 nëntor 2009. 


TURI I DYTË 

GRUPI A 
Lushnja-Tirana 
Bylis-Dinamo 
Kastrioti-Shkumbini 
Laçi/Besëlidhja-Besa 

GRUPI B 
Kamza-Vllaznia 
Partizani/Ada-Teuta 
Gramozi-Flamurtari

GRAMOZI 1 - 0 FLAMURTARI

    

     MESA DUKET VLONJATEVE NUK IU ECEN NE KOLONJE.......        

              

KA QENE NJE NDESHJE ME RASTE NGA TE DYJA PALET , POR , NJE GOL I BABAJ VENDOS FATIN E NDESHJES.

 NE STADIUMIN ''GRAMOZI'' NE QYTETIN E ERSEKES , ESHTE LUAJTUR TURI I DYTE I KUPES SE SHQIPERISE KU VENDASIT E GRAMOZIT PRISNIN FLAMURTARIN. NDESHJA ESHTE ZHVILLUAR NE NJE TERREN TE MIRE , KU DHE KOHA E NGROHTE DHE ME DIELL , KA BERE QE KJO NDESHJE TE ZHVILLOHEJ ME SE MIRI.

TRAJNERI MIK , MAGANI , KISHTE HEDHUR NE FUSHE FORMACIONIN ME TE MIRE TE FLAMURTARIT. NGA KRAHU TJETER CANAJ , I PERGJIGJEJ ME KETE 11 - teshe.

           

KOMENTI

NDESHJA KA NISUR ME RRITEM TE LARTE KU QE NE MINUTAT E PARA VENDASIT E GRAMOZIT , JANE TREGUAR ME AGRESIVË DUKE KERKUR ME TEPER PORTEN MIKE. KOLONJARET KANE PASUR DISA RASTE , POR PORTIERI MIK , NUK DO TE LEJONTE QE TE PREKEJ RRJETA. LOJA DO TE LUHEJ ME SHUME NE GJYSME FUSHE , SEPSE TE BESUARIT E TEKNIKUT CANAJ , DO TE KRIJONIN ME SHUME RASTE . DO TE VINTE MIN 30, KU MESFUSHORI KOLONJAR BAJOLLARI , NE NJE AKSION INDIVIDUAL NGA KRAHU I DJATHTE I SULMIT , DO TE FITONTE NJE GODITJE KENDI , E CILA DO TE KRYHEJ NGA SHAQIRI. TOPI DO TE LARGOHEJ NGA MBROJTESIT MIQ , POR BABAJ , ME NJE GJUAJTJE SPEKTAKOLARE NGA RRETH 20 M , DO TA DERGONTE TOPIN NE KATERKENDESHIN E MAJTE TE PORTIERIT MIK. PAS GOLIT VENDASIT DO TE RREZIKONIN PERSERI , POR PA REZULTAT. NE SHIFRAT 1 - 0 PER GRAMOZIN DO TE MBYLLEJ 45 ' I PARE.

PJESA E DYTE . NDESHJA DO TE RINISTE ME TE NJEJTAT FORMACIONE. VENDASIT DO TE HIDHESHIN NE SULM POR , DO TE HARRONIN PRAPAVIJEN , KU MIQTE ME NJE KUNDERSULM TE SHPEJTE MUND TE KISHIN BARAZUAR TAKIMIN , POR KJO SDO TE NDODHTE FALE MBROJTJES DHE PORTIERIT AMETLLI. ME KALIMIN E MINUTAVE FLAMURTARI DO TE BEHEJ ME AGRSESIV , DUKE KERKUAR ME NGULM GOLIN E BARAZIMIT. GRAMOZI DO TE REAGONTE ME METANIN ,  I CILI DUKE SHMANGUR DISA MBROJTES MIQ , NUK KA ARRITUR TE DYFISHOJE REZULTATIN. VENDASIT DO TE KISHIN DHE RASTE TE TJERA ME DOS SANTOS , I CILI I LENE NE HARRESE NGA MBROJTJA VLONJATE, DO TE DILTE PERBALLE ME PORTIERIN , POR PARABOLA E TIJ DO TE NDALEJ NE FILLIM NGA SHTYLLA DHE ME PAS NGA ANESORI , SEPSE TOPI DUKEJ SE E KISHTE KALUAR VIJEN FATALE. CANAJ KA KRYER TE TRE ZEVENDESIMET DUKE HEDHUR NE FUSHE , LENEN ( METANI), SADIKUN         ( HYSENI), OLIVERA (SHAQIRI) . VENDASIT DO TE RREZIKONIN ME BAJOLLARIN , I CILI PASI KA SHMANGUR DY MBROJTES MIQ , KA BERE ME TE VESHTIREN DUKE E NXJERRE TOPIN JASHTE. MIQTE NGA VLORA DO TE REAGONIN ME DISA SULME , POR TAKIMI DO TE MBYLLEJ NE SHIFRAT 1-0 PER GRAMOZIN , QE DUKET SE NDESHJEN E KTHIMIT NE VLORE, DO TA KETE TE VESHTIRE VETEM ME NJE GOL TE SHENUAR NE FUSHEN E TIJ.

TIFOZET.

 DHE KETE HERE , SIC NDODH GJITHMONE , TIFOZET E GRAMOZIT E KANE MBESHTETUR SKUADREN E TYRE TE ZEMRES .NE STADIUM KANE QENE RRETH 3000 TIFOZE, TE CILET E KANE NDJEKUR SKUADREN E TYRE.

TRIBUNA.

NE TRIBUNEN VIP , VIHEJ RE MUNGESA E PRESIDENTIT TE GRAMOZIT Z. MUSTAFA TACI.

 

PER TE PARE FOTOT E TAKIMIT GRAMOZI 1 -0 FLAMURTARI KLIKONI   !! KETU !!

NDESHJA  E KTHIMIT 

FLAMURTARI 1 - 1 GRAMOZI

   

FORMACIONI: Ametlliu , Rexhepi , Kukaj , Semina , Goshefski , Lena , Olivera , Shaqiri , Rustemi , Hyseni , Bajollari.    Trajner: Agim Canaj  

Gramozi regjistroi një sukses historik duke arritur për herë të parë në fazën çerkefinale të Kupës së Shqipërisë, pasi eliminoi fituesen në fuqi të këtij kompeticioni, Flamurtarin me rezultatin e përgjithshëm 2-1, në një ndeshje ku u dha një karton i kuq dhe u humb një penallti. 

NDESHJA 
Ndeshja e parë në Ersekë kishte përfunduar 1-0 për Gramozin (gol i Shpëtim Babajt), dhe Flamurtarit i duhej patjetër fitorja. Skuadra kolonjare e drejtuar nga vlonjati Agim Canaj i befasoi vendasit me golin e Olsi Bajollarit në minutën e 30-të. Kroati Darko Djukiç barazoi për Flamurtarin dhjetë minuta më pas, duke rihapur takimin. Bledar Lena i Gramozit u ndëshkua karton të kuq në minutën e 75-të, ndërkohë që dhjetë minuta më pas, në të 85’, Devis Mema shpërdoroi rastin më të mirë duke mos realizuar nga pika e bardhë. Mema nën presionin e tifozerisë vendase hoqi fanellën dukë u larguar nga fusha e lojës, por drejtuesit e Flamurtarit e bindën të rikthehej sërish. Trajneri i Gramozit, Agim Canaj, la bankinës pas një presionit të jashtëzakonshëm mbi të nga tifozët vendas. 

RRUGA 
Në rrugën drejt çerekfinaleve, në turin e parë Gramozi eliminoi Luftëtarin pas dy fitoreve: 3-1 në Gjirokastër dhe 4-1 në Ersekë, Në turin e dytë eliminoi Flamurtarin: fitoi 1-0 në Tiranë dhe fitoi 2-0 në Durrës. Në turin e tretë Gramozi do të përballet me Teutën. Takimi i parë do të luhet në Ersekë, më  3 shkurt 2010, ndërsa ai i kthimit më 17 shkurt në Durrës. 


Flamurtari-Gramozi   1-1  (0-1) 
Djukiç 40,  / Bajollari 30’ 
Karton i kuq: Lena 75’ 
Mema humbet penallti në minutën e 85-të, pret portieri Ametlli                                       
Rezultati i përgjithshëm: 1-2 
Kualifikohet: Gramozi