HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube



Barazimi pa gola , qe nuk vlejti per Kolonjaret .

Teuta u bashkua me Besën, Vllaznisë e Shkumbinin si skuadra e katërt gjysmëfinaliste e edicionit të 58-të Kupës së Shqipërisë, pas barazimit pa gola me Gramozin në "Niko Dovana” në ndeshjen e kthimit."Djemtë e detit” të dyshes Shehu-Zalla zhvilluan një lojë kryesisht mbrojtëse, e ndaj një Gramozi më të impenjuar për të prekur zonën e Teutës, madje Marko Dos Santos, Marius Ngjela dhe Semir Haxhibuliç ishin pranë golit, ndërsa Vangjel Mile dhe Mirel Çota ishin larg katërkëndëshit kolonjar.Durrsakët, 3-herë fituesë të Kupës, u kualifikuan falë golit të realizuar në fushën kundërshtare (nga Bledar Hodo) në takimin e parë të përfunduar 1-1 në asnjanësin "Ruxhdi Bizhuta” të Elbasanit, por me Gramozin si skuadër pritëse, pasi takimi i parë origjinal i zhvilluar në Ersekë u ndërpre në minutën e 32-të për shkak të kushteve atmosferike dhe ai i përsëritur u zhvillua në Elbasan pasi ishte e pezulluar fusha e skuadrës së Agim Canajt. Në atë takimi pas një pjesë të parë pa gola, ishte mesfushori shkodran i Gramozit, Erjon Hoti (48’), ai që i dha avantazhin e përkohshëm te  Gramozit, por Bledar Hodo vendosi ekuilibrat në fushë në minutën e 66-të kur shndërroi në gol një penallti të akorduar nga gjyqtari Ervis Peza e të kontestuar fort nga stafi kolonjar, ndërkohë që një prej asistentëve u dhunua për shkak të një anulimi të një goli të shënuar nga ekipi i financuar nga "Taçi Oil International”.Për Teutën, që eliminoi këtë edicion rekordmenin absolut të kupës, Partizanin, 15-herë fitues, kjo është hera e 17-të që merr pjesë në gjysmëfinale, ndërkohë që ka qenë 9 herë në finale, nga këto 3 herë fituese përkatësisht në vitin 1995, 2000 dhe 2005. Dhe mendoni ky vit quhet 2010...


Kupa: Gramozi dhe Teuta barazojne 1 - 1 ne Elbasan .

Në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit është luajtur sot ndeshja e parë cerekfinale e Kupës së 58-të të Shqipërisë, mes Gramozit dhe Teutës. Per shkak te dënimit të fushës së Ersekës,  kjo ndeshje u luajt në fushen asnjeanese te Elbasanit. 
Ndeshja ka filluar e qete dhe pjesa e pare ka pasur pak raste shenimi. Keshtu qe 45 minutat e para jane mbyllur me porta te paprekura.
Ne pjesen e dyte vijne golat, nga nje per secilen skuader. Ne fillim eshte shkodrani Hoti qe shenon për Gramozin, por Hodo, nga pika e penalltise, ka barazuar rezultatin për Teutën. Nje gol i rendesishem ky per durrsaket qe kane luatur disi ne mbrojtje pas atij barazimi dhe shkojne ne ndeshjen e kthimit si favorite per te kaluar kete raund te Kupes se Shqiperise.
Ndeshja e kthimit në Durrës do të përcaktojë edhe skuadërn që do të kualifikohet për më tej, por nga cka u arrit në "Ruzhdi Bizhuta”, duket qartë që "djemtë e detit” jane me afer gjysme-finales. Megjithate edhe Gramozi nuk e llogarit veten te eleminuar.



Ndeshja e pare  Gramozi – Teuta e vlefshme per turin Cerekfinal te Kupes se Shqiperise do te zhvillohet me 28 shkurt .Takimi ishte programuar per tu zhvilluar me 10 shkurt por pas 30 minutash loje takimi u anullua dhe njekohesisht u shty per arsye te kushteve klimaterike . Pra 28 shkurti do te jete dhe dita e zhvillimit te ketij takimi . Eshte vendosur kjo date per arsye te shtyrjes me nje jave te kampionatit per zhvillimin e ndeshjeve te prapambetura .

ECURIA NE KUPE DHE MBERRITJA  NE CEREKFINALE .

Gramozi kaloi Luftetarin ne turin e pare duke e mundur dy here , ne Gjirokaster 1 – 3 dhe ne Erseke 4 – 1 .

Ne turin e dyte kolonjaret arriten te kalonin Flamurtarin, fitues ne fuqi i Kupes .Takimi i pare ne Erseke perfundoi 1-0 per kolonjaret ndersa takimi i kthimit ne Vlore 1 – 1 . Me keto rezultate Gramozi arriti te kalonte ne turin cerekfinal te Kupes  , duke pritur te kryeje ndeshjen e pare me Teuten pikerisht me 28 shkurt .



Publikoje ne rrjetet sociale: