HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 376
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Rexhepi ikën nga Gramozi, Koçi ndërron mendje



Zyrtari i parë i klubit kolonjar, njëkohësisht trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako, shprehet se do të mendojë për merkaton deri në minutën e fundit të saj: "Do ta shfrytëzojmë kohën e mbetur për të formatuar atë ekip që dëshirojmë,” - thekson trajneri Qirjako. Por natyrshëm lind pyetja: Çfarë përforcime do të bëjë Gramozi, që në fundjavë luan me Adën ndeshjen e prapambetur.

Nga burime të besueshme mësohet se po kërkohen me ngulm një mbrojtës dhe një sulmues. Drejtuesit e pranojnë këtë fakt, madje sqarojnë se në plan të parë është mbrojtësi, sepse dje është larguar një nga lojtarët më të mirë të Gramozit, Klaudio Rexhepi, i cili tashmë ka marrë edhe lejën e kalimit.

Por trajneri Qirjako është qetësuar pak dje, pasi është rikthyer mesfushori Andi Koçi, që u largua para disa ditësh, për shkak të mosmarrëveshjes për anën financiare të kontratës. Pas shumë bisedimesh, trajneri Qirjako ia ka mbushur mendjen këtij lojtari, duke e rikthyer Ersekë për të mbuluar një boshllëk të madh në mesfushë.

Për dy lojtarët e tjerë që kërkon para se të nisë faza e dytë, trajneri kolonjar shprehet: "Jam në kërkim të një mbrojtësi dhe të një sulmuesi, që të jenë më të mirë se ata që kemi në ekip.” Ndërkaq, nga burime të sigurta konfirmohet se janë gjetur këta lojtarë dhe mund të jenë sot të gatshëm për miqësoren me Bilisht Sportin.

Pas kësaj miqësoreje, trajneri Qirjako do të përzgjedhë 22 lojtarët që do të përfaqësojnë Gramozin në fazën e dytë. Në shënjestër të Gramozit ka qenë së fundi mesfushori Semir Haxhibuliç.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Merkure 19 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :