HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako parapëlqen lojën e thjeshtë


Trajneri i kolonjarëve kundërshton veprimet e theksuara individuale të të tijve

Gramozi luajti të mërkurën miqësoren e 4-t në Bilisht, ku u mund
3-1 nga ekipi vendës. Natyrisht që këtë herë trajneri Ilir Qirjako nuk ka mbetur i kënaqur nga të tijtë, edhe pse rezultati nuk është parësor. Atë e shqetëson forma e disa futbollistëve, sidomos atyre që u aktivizuan në pjesën e dytë. Trajneri kolonjar është ndalur te gjërat që nuk po ecin sipas ideve të tij dhe u ka kërkuar futbollistëve të ndryshojnë mënyrën e të luajturit:

"Duhet të jemi më efektivë në lojë. Eshtë shumë e rëndësishme që ekipi ta luajë topin më thjesht, duke hequr dorë nga veprimet individuale, që u shfaqën nga shumë futbollistë gjatë pjesës së dytë. U pa qartë se kjo i dha mundësi kundërshtarit të organizohej në momentet aspak të favorshme për ekipin tonë. Lojtarët që aktivizuam gjatë pjesës së dytë janë të gjithë të rinj. Nuk më shqetëson humbja, pasi miqësoret janë për të parë gjendjen e çdo futbollisti dhe për të zgjedhur më të mirët.

Megjithatë, kam besim se Gramozi është në rrugë të mbarë, pavarësisht ndeshjes së fundit. Ardhja e mesfushorit brazilian do të ndreqë shumë gjëra në ekipin që drejtoj. Sidoqoftë, e theksoj se dua lojën e thjeshtë, sepse nuk më pëlqejnë veprimet e theksuara individuale,” - thekson trajneri Qirjako. Ai u është drejtuar futbollistëve, duke u thënë se në fushë duhet të vrapojnë gjatë gjithë kohës dhe jo të ecin.

Tjetër defekt në takimin e fundit miqësor, sipas trajneri kolonjar, ka qenë edhe vendosja e gabuar e futbollistëve gjatë pjesës së dytë. Por ai flet më tej edhe për anët anët pozitive: "Në pjesën e parë, sa herë që e qarkullonim shpejt topin, e vinim në vështirësi ekipin kundërshtar. Po ashtu, në të shumtën e rasteve, kemi ditur të kundërsulmojmë rrezikshëm dhe nuk e lamë ekipin bilishtar ta godiste dendur portën tonë. Futbollistët po stërviten me dëshirë dhe mendoj se rezultati i kërkuar do të vijë shumë shpejt.

” Trajneri Qirjako është i bindur se në miqësoret e tjera ekipi i tij do të shfaqet ndryshe. "Në këto tri javë kemi planifikuar edhe miqësore të tjera, ku do të kemi mundësi të dalim në përfundimin tonë më të saktë, jo vetëm në ndërtimin e skuadrës, por edhe për mënyrën se si do të luajë Gramozi,” - përfundon trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Premte 20 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :