HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Besuam deri në fund dhe fituam



Trajneri i kolonjarëve vlerëson grintën e të tijve në ndeshjen me Ilirinë

Kolonjarët kanë arritur të gjunjëzojnë Ilirinë në javën e dytë, edhe pse me vështirësi. Gramozi ka fituar 3 pikët e radhës, këtë herë në fushën e tij. Një 3-pikësh që i ka kënaqur të gjithë në kampin kolonjar, duke qenë se ata, pas dy javësh, e shohin veten në krye të klasifikimit. Ky fakt u jep shumë shpresë për të vazhduar rrugën e suksesit drejt superligës.

Futbollistët e Gramozit, edhe pse të rinj në moshë, me atë që treguan në stadiumin e tyre të shtunën, kanë vërtetuar se janë një ekip solid, që luan bukur futboll. Trajneri Ilir Qirjako pa dyshim që ka mbetur i kënaqur me rezultatin dhe lojën, sidomos pas minutës së 60-të. Në një prononcim për "Sportin shqiptar”, trajneri Qirjako u shpreh: "Ky tripikësh i marrë në javën e dytë ka shumë vlera, pasi ngjit në vend të parë, bashkë me Luftëtarin.

Djemtë, edhe pse shumë të rinj dhe pa përvojë, të gjendur në disavantazh, kanë dhënë maksimumin në fushë dhe kanë treguar grintë të admirueshme deri në fund. E kam thënë edhe para se të të luhej ndeshja se do të fitonim, sepse këtë besim e kisha krijuar duke parë formën e lojtarëve. E vërtetuam se këtë sezon do të luftojmë për të qenë gjithmonë në vendet e kreut.

Nuk e vë në dyshim që edhe Iliria kishte një ekip të mirë, sidomos në mbrojtje, por ne ishim më lart, falë edhe nivelit e përvojës së disa titullarëve, të cilët ditën t’u japin kurajë edhe më të rinjve që të mos lëshonin në lojë. Kjo bëri që të arrinim te fitorja.

Ky është Gramozi im, por dua të pranoj se përsëri ka pasur disa probleme. Sulmi ende nuk po del te goli, pasi vazhdojnë të shënojnë mesfushorët dhe mbrojtësit. Uroj të vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe në javët e ardhshme.”


Nga '' Sporti Shqiptar''  , E Hene 19 Shtator 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :