HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kolonjarët: Në Mamurras luhej me jetën, jo me topin





Drejtuesit e Gramozit do të paraqesin në FSHF pamjet filmike të takimit, ku sipas tyre duket dhuna

Gramozi, edhe në ndeshjen e 3 të në transfertë, ka dalë i humbur përballë Mamurrasit, por jo nga loja e dobët e futbollistëve. Nga drejtuesit është cilësuar një nga takimet më të mira, por u mundën nga presioni dhe loja tepër e rëndë e vendasve, së bashku me gjykimin adoleshent dhe frikacak të gjyqtarit Alla. Për kolonjarët ka qenë tmerr, pasi për 90 minuta ka pasur ndërhyrje të renda e sharje të vazhdueshme.

Edhe një ditë pas ndeshjes, të gjithë, lojtarë dhe staf, ende janë të traumatizuar. Kapiteni Yserion Shupe ka qenë i detyruar të luajë që nga minuta e 15 të i fashuar në kokë. U pa qartë në këtë takim se gjyqtari Alla, duke pasur presionin e vendasve, edhe pse ndërhynin rëndë, kartonët e verdhë gjithmonë i nxirrte për ekipin kolonjar. Sportdashësit kolonjarë, duke parë pamjet filmike të këtij takimi, kanë përgëzuar lojtarët e ekipit të tyre për lojën dhe kurajon që kanë pasur për të vazhduar takimin.

Këto pamje do të dërgohen në FSHF dhe do t’u kërkojnë gjithë klubeve të kategorisë së parë që ta bojkotojnë fushën e Mamurrasit, sepse më mirë të humbësh një ndeshje në tavolinë dhe të ruash jetën. Futbollistët e Mamurrasit dhe sportdashësit e këtij qyteti, gjatë gjithë lojës kanë qenë tepër agresivë ndaj brazilianëve të Gramozit, duke përdorur, përveç dhunës, edhe thirrje raciste.

Kjo ka bërë që ata të dalin jashtë, ku më i dëmtuar është mbrojtësi Martins, që mund t’i mungojë ekipit për disa javë. Nga pamjet filmike të këtij takimi duket qartë momenti kur Ismolli është rrethuar nga futbollistët vendas, duke u goditur barbarisht. Si mund të luhet në një fushë pa rrethim, kur dihet se FSHF ka rregulla për pjesëmarrjen në kategorinë e parë.

Për këtë, kryesia e klubit kolonjar, tepër e indinjuar, është mbledhur dhe ka diskutuar për këtë takim kaq skandaloz, me protagonistë mamurrsakët dhe gjyqtarin Alla. Rreth këtij problemi, trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako, tepër i shqetësuar u shprehur: "U bënë shumë vite që drejtoj Gramozin, por asnjëherë nuk kam parë një dhunë të tillë në fushën e lojës, ku futbollistët e mi, përveç presionit që kishin nga publiku, ishin të detyruar të duronin edhe egërsinë e lojtarëve vendas.

Më shumë menduam se si të evitonim ndërhyrjet e ashpra sesa për të bërë lojë. Pamjet filmike që i kemi tregojnë qartë se si në minutat e fundit sulmuesi i Gramozit, Mukaj, frenohet brenda zonës në mënyrë të parregullt, por për gjyqtarin, si gjatë gjithë takimit, loja ka vazhduar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Do t’i përcjellim federatës pamjet filmike të takimit dhe të shikohet se si është vepruar me ekipin tim, ku gjatë gjithë lojës ka qenë i terorrizuar.

Dua të falënderoj të gjithë futbollistët e mi për lojën e bukur që zhvilluan dhe kurajon e madhe që patën në këtë takim, madje mund t’i quaj heronj.” Ndërsa kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht zv.presidenti i ekipit, Adriatik Braçe, ka shprehur indinjatë të thellë për gjykimin me kryesor Laver Allën, që me të drejtë e ka quajtur frikacak. Dhe së fundi, kolonjarët kanë dhe një shqetësimin tjetër, ndryshimin e gjyqtarit të takimit disa orë para fillimit, ku gjyqtar ishte caktuar Peza, por në fushë ka dalë Alla.



Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Shtune 02 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :