HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Java 26 | Kamza  2 - 0 Gramozi


  • Kamzalinjtë rikthehen te fitorja, por humbasin raste, kurse kolonjarët bëjnë një paraqitje dinjitoze
Kamza ka mundur dje Gramozin me rezultatin e pastër 2-0, në një ndeshje me shumë raste të shpërdoruara nga kamzalinjtë. Por dje, sulmuesi Marjus Ngjela ka shënuar golin e parë me fanellën e Kamzës, pikërisht në minutën e 17-të. Pas golit të korçarit, vendasit e kanë rritur ofensivën drejt portës kolonjare. Mirëpo miqtë, me një skuadër simpatike, që ka treguar përgatitje të lartë fizike, kanë rrezikur në të 27′ me anë të Lenës, i cili gjuan përballë Mustafës dhe topi shkon në traversë, duke u kthyer në vijën fatale. Kolonjarët festojnë për gol, por loja vazhdon. Kamzalinjtë e shohin veten të pasigurt me rezultatin 1-0 dhe sulmojnë në minutën e 29-të. Eshtë Malo që me topin në zotërim pengohet nga Faslliu në zonë dhe gjyqtari Jubica jep 11-m, të cilin e gjuan Malo. Fillimisht ka pritur portjeri Dervishi dhe më pas shtyllë. Miqtë nuk dorëzohen dhe i kundërpërgjigjen Lenës, një prej lojtarëve të tyre më të mirë, i cili pasi gjen të papërgatitur mbrojtjen e Kamzës, në pocizion diagonal ka gjujatur përballë Mustafës, por ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin mbi traversë. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë kamzalinjtë kanë dy raste në të 35′ me Ngjelën, i cili gjuan gjuan fluturimthi, por portjeri Dervishi edhe këtë radhë ka bërë mrekullinë. Kurse në sekondat e fundit, Ardit Beqiri ka ekzekutuar një faull, topi ka shkuar te Ardjan Beqiri, i cili me kokë ka dyfishuar shifrat. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, të dyja skuadrat përpiqen të kontrollojnë sa më shumë lojën, ndërsa Kamza dominon dhe është për t’u përmendur rasti i Ngjelës në të 52′, por portjeri i kolonjarëve edhe këtë herë është treguar në lartësinë e detyrës. Ka pasur një numër të konsiderueshmë tifozësh, ndërkohë që takimin e ka ndjekur edhe princ Leka që shoqërohej nga kryebashkiuaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Në tribunë kanë qendruar edhe tre futbollistët e dëmtuar të Kamzës, Rrahman Hallaçi, Arbër Capa dhe Pano Leka. Duhet theksuar se ka qenë një ndeshje korrekte dhe e bukur.

 

Kamza - Gramozi 2-0

Kamza: Mustafa, Likmeta, Rada, Ardit Beqiri, Mullaj, Ardjan Beqiri (Deliallisi 73′), Ishka, Ngjela, E.Tafaj, Karapici (Dalipi 66′), Malo (Kënga 60′). Trajner: S.Bejzade

Gramozi: Dervishi, Caka, Faslliu, Olivera, Ismolli, Shupe, Lifo, Lena (Cenko 75′), Bilibashi, Mukaj, Saliko (Dine 60′).

Trajner: I.Qirjako

Shënues: Ngjela 17′, Ardjan Beqiri 45′

Gjyqtarë: D.Jubica, S.Zeka, N.Sterkaj (Shkodër)

Kartonë të verdhë: Ardit Beqiri / Faslliu

Karton i kuq: Bejzade (për protesta)

 

 Deklarojnë…

Skerdi Bejzade, trajneri i Kamzës: "Jam i kënaqur me fitoren dhe çdo ndeshje që ka mbetur për ne është si finale. Por më vjen keq që po lodhemi dhe po na dëmtojnë gjyqtarët edhe në Kamëz, madje nuk na kanë dhënë edhe penallti, kurse kundërshtarët po fitojnë lehtë.”

Ilir Qirjako, trajneri i Gramozit: "Dua të theksoj se skuadra ime ndaj Kamzës ka zhvilluar një nga lojërat më të bukra në transfertë për këtë sezon. Kemi qenë shumë mirë fizikisht dhe teknikisht. Kemi djem të rinj dhe mendojmë për sezonin e ardhshëm. Suksese Kamzës në objektivin superiore.”


Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Diele 17 Prill 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :