HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Ismolli: Gramozi, i kompletuar për vendet e para




Mesfushori i kolonjarëve, Ervis Ismolli, beson te rikthimi në superligë

Gramozi mbetet një nga pretendentët kryesorë për t’u ngjitur në superligë. Edhe pse në miqësoret e fundit kolonjarët nuk kanë bërë paraqitje të mirë, sërish në radhët e futbollistëve është krijuar besimi se objektivi është i realizueshëm. Mesfushori Ervis Ismolli, duke vlerësuar punën e shokëve dhe të trajnerëve Qirjako e Hitaj, mendon se Gramozi i ka të gjitha mundësitë për t’u kthyer në superligë. Në intervistën e mëposhtme për "Sportin shqiptar”, ai shprehet me nota mjaft optimiste.


Si e vlerësoni paraqitjen e ekipit tuaj në 5 ndeshjet miqësore të zhvilluara deri tani?

Ekipi është ribërë këtë sezon, pasi në fund të kampionatit që shkoi u larguan thuajse të gjithë futbollistët. Pra, është dashur shumë punë për konsolidimin e ekipit. Në ndeshjet miqësore kemi treguar një formë të mirë fizike, pavarësisht rezultateve. Kuptohet që në këto ndeshje janë provuar shumë futbollistë dhe për këtë arsye loja jonë nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur.

A jeni i kënaqur me formën tuaj deri në këtë moment?
Aktualisht jemi në fund të fazës përgatitore, që është thelbësore për një futbollist. Megjithëse kemi përjetuar momente jo të mira, stërvitja ka qenë parësore për ne. Mendoj se më duhet ende shumë punë për të arritur formën optimale.

Ju luani në mesfushë, që është reparti me më shumë futbollistë cilësorë. Mund ta quajmë "armën” më të fortë të Gramozit?
Besoj se po. Mesfusha është e kompletuar me futbollistë me eksperiencë, të cilët janë të aftë për të organizuar aksione sulmuese dhe për të shkatërruar aksionet e kundërshtarit. Me Shupen, Oliveirën dhe Lenën, por edhe brazilianin Tadeu, mesfusha jep garanci në arritjen e rezultateve pozitive.

Sipas jush, mund t’ia dalë Gramozi, kur dihet që në kategorinë e parë parashikohet të ketë shumë rivalitet këtë sezon?
- Ne kemi një ekip të kompletuar me futbollistë të mirë, kështu që do të tentojmë majën e renditjes. Puna e bërë nga trajnerët Qirjako dhe Hitaj është për t’u vlerësuar dhe mendoj se Gramozi është një nga pretendentët më seriozë për në superligë, pavarësisht se duhet të përballemi me emrat të njohur të futbollit shqiptar.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Shtune 28 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :