HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 378
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Hitaj: Me Mamurrasin rregullojmë imazhin tonë




Futbollistët kolonjarë kanë marrë përsipër të vënë në vend dinjitetin e tyre në ndeshjen me Mamurrasin, duke fituar para tifozëve të zhgënjyer. Në fakt, imazhi i kolonjarëve është prishur pas dy humbjeve radhazi dhe 90-minutëshi i nesërm është "treni” i fundit për objektivin e Gramozit.

Zv/trajneri Sokol Hitaj është shprehur se ekipi është gati për fitoren e rikthimit të besimit: "Kemi menduar të bëjmë ndryshime në formacion, që do të shihen ditën e shtunë. U kemi thënë lojtarëve të bazohen te forca kolektive dhe kam mendimin se me Mamurrasin do të dalin në pah vlerat e vërteta të Gramozit.

Humbja e javës së kaluar, që na zbriti në vendin e 8-të, na detyron të jemi më të motivuar. Bashkë me trajnerin Qirjako kemi punuar gjatë javës për një formacion sa më efikas përballë miqve nga Mamurrasi. Ky kundërshtar është para nesh në tabelë dhe pretendon për më shumë, kështu që nuk do ta kemi të lehtë.

Shpresojmë shumë se këtë herë s’do t’i zhgënjejmë sportdashësit kolonjarë. Duke rritur shkallën e përgjegjësisë, them se do të marrim atë që pretendojmë, pra fitoren. Ashtu si kanë shkuar punët, Gramozit i bën punë vetëm 3-pikëshi dhe ne do t’i shkarkojmë të gjitha "bateritë” për ta marrë.

Eshtë momenti që t’u afrohemi ekipeve që kryesojnë kampionatin dhe mendimi ynë i vetëm është që të hyjmë në fushë me portretin e një pretendenti real për në superligë,” - ka thënë mes të tjerash numri 2 i stolit kolonjar, Sokol Hitaj.




Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Premte 18 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :