HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Hitaj: Gramozi nuk u ndahet vendeve të kreut deri në fund



Ndihmëstrajneri i ekipit kolonjar shpreson që të ruhet ky ritëm edhe në vazhdim

Kolonjarët, entuziastë pas dy fitoreve në kampionat, kanë nisur dje përgatitjet për ndeshjen e nesërme me Apoloninë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Drejtuesit e Gramozit e kanë ndryshuar planin stërvitor, ndërkohë që trajneri Ilir Qirjako ka bërë një analizë të ndeshjes së fituar me Ilirinë. Ai ka pasur edhe kritika, por kuptohet që nuk mund të fshihet entuziazmi në radhët e lojtarëve të Gramozit pas 6 pikëve të marra dy javët e para.

Ata janë gati ta përballojnë me sukses edhe ndeshjen e kupës. Ndihmëstrajneri Sokol Hitaj, për "Sportin shqiptar”  ka pohuar: "Pa dyshim që morali është i lartë pas dy fitoreve. Edhe ne si staf jemi të kënaqur për atë që kemi arritur. Jemi rritur fizikisht dhe, ç’është më e rëndësishme, kemi një gjendje të shëndoshë psikologjike. Dy fitore në dy javë kampionat e kanë shtuar besimin për një ecuri të mirë në këtë kampionat. Tani duhet ta ruajmë ritmin, duke synuar që të mos u ndahemi vendeve të kreut.”

Dervishi dhe kupa Numri 2 i stolit kolonjar, duke iu referuar fitores me Ilirinë, ka vlerësuar lojën e grupit, por ka veçuar portierin Dervishi dhe mbrojtësin Peçi. "Dervishi, – thotë Hitaj, – ka meritën kryesore në dy fitoret e para, duke qenë shpëtimtari i portës në shumë raste. Më vjen mirë që një futbollist si ai po tregon vlerat më të mira dhe po e ndihmon Gramozin për rezultate pozitive,” – është shprehur Hitaj, i cili në fund jep një mendim edhe për ndeshjen e kupës me Apoloninë:

"Për Kupën e Shqipërisë synojmë të kalojmë një tur, por nuk e fsheh faktin se do të jetë tepër e vështirë. Do të luajmë me një ekip superlige, siç është Apolonia. Megjithatë, e kemi vlerësuar drejt ndeshjen, prandaj do të jemi të përqendruar për të fituar, në mënyrë që të jemi të qetë për transfertën e Gramshit.”


Nga '' Sporti Shqiptar''  , E Marte 20 Shtator 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :