HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, tregu konsiderohet i suksesshëm



Të gjithë të ardhurit te kolonjarët duken lojtarë me vlera

Skuadra kolonjare vazhdon normalisht përgatitjet për kampionatin e ri, ndërkohë që trajneri Ilir Qirjako është i kënaqur me to në të dyja drejtimet kryesore, me impenjimin në stërvitje dhe me përforcimet. "U kam kërkuar futbollistëve që të zbatojnë në çdo moment udhëzimet tona dhe deri tani jam i kënaqur. Dëshira për t’u stërvitur dhe vullneti për të zbatuar programin kanë qenë në plan të parë. Ata kanë bërë shumë gjëra pozitive në këtë drejtim,” -thotë trajneri Qirjako.

Dhe formën e mirë të Gramozit e vërtetoi miqësorja me Lushnjën, por trajneri kolonjar beson se grupi që ai stërvitet mund të përmirësohet më tej. Sipas tij, ditët e mbetura do të jenë vendimtare që futbollistët të arrijnë nivelin optimal të formës së tyre. "Deri në fillim të kampionatit, do të impenjohemi maksimalisht për t’u shfaqur të fuqishëm në fushë. Kjo vjen edhe nga ndryshimet që do të bëjmë në formacion, pasi te Gramozi kanë ardhur shumë lojtarë të rinj dhe me eksperiencë,” - shton më tej trajneri Qirjako.

Me kolonjarët janë bashkuar edhe mbrojtësit Lusha e Faslliu, të ardhur respektivisht nga Luzi dhe Albpetroli. Në miqësoren me Lushnjën ata treguan se janë futbollistë me vlera dhe pritet të firmosin për Gramozin e sezonit të ri. Gjithashtu, janë edhe të rinjtë Kokona, Bilibashi dhe Mukaj, të cilët kanë treguar cilësi. Ndërsa për brazilianin Edinjo nuk ka shumë fjalë për të thënë, sepse ai e ka treguar klasin e tij në dy ndeshjet e luajtura. Tani trajnerit Qirjako i mbetet të harmonizojë lojën e grupit, duke ditur se ekipi ka ndryshuar shumë.

Markos Tadei, një tjetër brazilian për kolonjarët

Pas goditjes së bërë para dy javësh, duke sjellë sulmuesin Edinjo nga Brazili, një futbollist tjetër nga ky vend pritet në Ersekë. Ai është 23-vjeçari Markos Tadei, që luan në mesfushë dhe më parë është aktivizuar me Sao Kaetanon dhe Miksto Kuiaban në Brazil. Ardhja e këtij futbollisti bëhet e mundur nëpërmjet sulmuesit Edinjo, i cili e njeh mirë, pasi kanë luajtur bashkë sezonin e kaluar. Stafi kolonjar, duke parë videot e këtij futbollisti, ka vendosur që ai të jetë pjesë e Gramozit për sezonin e ri. Me ardhjen e Tadeit, numri i brazilianëve shkon në 4.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Merkure 11 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :