HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Drejtuesit e Gramozit, "kokë më kokë” për ekipin




Kryebashkiaku i ri, Ali Laho, ka diskutuar për më shumë se 2 orë me sekretarin Qirjako dhe stafin teknik

Edhe pse nuk e ka marrë zyrtarisht mandatin, kryebashkiaku Ali Laho po punon në terren për ekipin kolonjar. Ai ka zhvilluar dje një takim me sekretarin Ilir Qirjako dhe drejtues të tjerë të këtij klubi. Biseda mes tyre ka zgjatur më shumë se dy orë dhe kryebashkiaku i ri i Ersekës ka dhënë mbështetje maksimale për futbollin. Pas takimit, sekretari dhe trajneri Qirjako, i cili ka marrë edhe miratimin e kryebashkut për të qenë në krye të stolit kolonjar, tha:

"Po mundohemi të ndërtojmë një Gramoz pretendent. Do të jem trajner i Gramozit edhe sezonin e ardhshëm, pasi kam marrë edhe "ok”-in e kryebashkiakut të ri, që po interesohet së tepërmi për ekipin. Ai ka qenë vetë sportist dhe është i prirur për të bërë më të mirën. Kam vite që punoj me këtë ekip, bashkë me kolegët e mi, dhe dua që sezonin e ardhshëm të kemi një Gramoz të denjë në katigorinë e pare. Jemi gjithmonë në pritje të zgjidhjes së problemit financiar, që do të realizohet me zgjedhjen e një presidenti dhe afrimin e disa sponsorëve.”

Bisedimet vazhdojnë Trajneri kolonjar thotë më tej se dëshiron të ruajë grupin e sezonit të fundit dhe të bëjë disa përforcime cilësore. "Jemi në bisedime me disa lojtarë, por nuk mund të përmend emra. Gjërat do të konkretizohen kur të kemi zgjidhur problemin e presidentit apo të sponsorëve kolonjarë, që kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar ekipin,” – ka thënë trajenri Ilir Qirjako, i cili i garanton të gjithë tifozët kolonjarë për një ekip kompetitiv.

Javën e ardhshme, në Tiranë për presidentin

Pas takimit të djeshëm është mësuar se javën e ardhshme drejtuesit kolonjarë do të jenë në Tiranë për të biseduar nga afër me kandidatin për president, z.Muhamet Malo, si dhe me disa sponsorë me origjinë kolonjare, të cilët banojnë në kryeqytet, ndoshta edhe me shqiptaro-amerikanin Eduard Burimi.

Abone për ndeshjet e sezonit të ardhshëm

Një pikë tjetër e diskutuar nga drejtuesit e klubit kolonjar ishte praktika e aboneve për ndeshjet e sezonit të ardhshëm. Kështu, me një shumë simbolike, tifozët mund të shohin16 takimet që do të zhvillohen në stadiumin e Ersekës, duke e përkrahur ekipin e zemrës. Klubi "Gramozi” duket se e ka marrë seriozisht sezonin e ri .


Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Premte 17 Qershor 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :