HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Bilibashi: Gjirokastra, shansi ynë i fundit



Mesfushori Mishel Bilibashi thekson se ndeshje si kjo e radhës s’kanë nevojë për shumë komente

20
janë golat e shënuar nga mesfushorët kolonjarë deri tani, nga 28 gola të shënuar gjithsej nga ekipi

3 gola ka shënuar mesfushori Bilibashi për Gramozin në 23 ndeshjet e deritanishme të kampionatit

Takimi së shtunës me Luftëtarin po pritet me interes të veçantë nga sportdashësit kolonjarë, sepse është vendimtar në lidhje me rrugën e Gramozit për këtë pjesë të mbetur të kampionatit. Kjo kuptohet gjatë seancave stërvitore, që ndiqen nga afër nga një numër i madh tifozësh.

Gramozi pretendon që në fund të kampionatit të luajë në "play off”, por një humbje në Gjirokastër do ta privonte nga ky objektiv, kështu që kolonjarët do të bëjnë çmos për të mos u kthyer pa pikë. Të besuarit e trajnerit Qirjako duan të paktën të mos i shkëputen rivalit të tyre direkt, që është Mamurrasi.

Më e mira do të ishte parakalimi i këtij rivali, duke qenë se ai ka një ndeshje të vështirë me Apoloninë. Sidoqoftë, asgjë nuk ka vlerë, nëse Gramozi humbet në Gjirokastër. Eshtë një situatë delikate dhe mendohet që kolonjarët këtë javë të kenë përkrahje më të madhe nga tifozët, të cilët do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës.

Mesfushori kryeqytetas, Mishel Bilibashi, thekson se Gramozi ia ka bërë hyzmetin kësaj transferte dhe synon t’i konkretizojë me pikë përgatitjet dyjavore: "Jemi stërvitur fort gjatë gjatë gjithë kësaj kohe për të dhënë më të mirën në Gjirokastër, ku nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtari luan në fushën e vet.

Edhe Luftëtari shpreson ende, kështu që do të jetë një ndeshje e fortë, por besoj se nuk do të dalim të mundur. Gramozi është në gjendje për të kaluar këtë sfidë, që përcakton ndoshta përfundimisht fatin e tij.

Të gjithë ne futbollistët e ndiejmë rëndësinë e ndeshjes së radhës dhe duam të japim gjithçka në fushë. Për ndeshje të tilla të rëndësishme komentet janë të tepërta, pasi, siç e thashë, është shansi i fundit për të menduar për superligën,” - shprehet Bilibashi, një nga pikat fikse në formacionin e trajnerit Qirjako.

Mesfushori, duke qenë i vetëdijshëm për vështirësinë e ndeshjes, pranon se edhe barazimi s’është i keq për Gramozin: "Sukses do të ishte dhe barazimi, por për të arritur duhet të mos bëjmë gabime si në disa ndeshje të mëparshme të fazës së dytë,” - përfundon futbollisti kryeqytetas, i cili luan sezonin e parë me fanellën kolonjare.Eshtë e qartë se futbollistët e Gramozit janë të vendosur për të marrë pikë në fushën e Luftëtarit. 


  • LAJME NGA KAMPI GJIROKASTRIT
Janë dëmtuar në ndeshje ose në procesin stërvitor 4 futbollistë të Luftëtarit, konkretisht mbrojtësi Elvis Laze, mesfushorët Gentjan Shkoza dhe Julian Lluka, si dhe sulmuesi Jorgo Anastasi. Shkoza është i dëmtuar në krahun e majtë dhe mund të fillojë stërvitjen e më pas të aktivizohet. Laze është i dëmtuar në meniskun e djathtë dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, Lluka ka tërheqje muskulore, që është më e rëndë se sa u mendua, kurse Anastasi është dëmtuar në gjurin e djathtë dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Enjte 31 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :