HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Apeli i Shupes: Tifozë, na mbështetni!



Kapiteni i Gramozit, Yserjon Shupe, kërkon ndihmën e lojtarit të 12-të për kalimin e momentit të vështirë

Futbollistët kolonjarë gjatë gjithë javës që shkoi kanë zhvilluar stërvitje me dy seanca në ditë, duke shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për rregullimin e gjendjes në ekip. Kjo ndërprerje ishte e vlefshme për kolonjarët, sepse të dëmtuarit pas ndeshjes me Mamurrasin ishin të shumtë. Ende nuk dihet se cilët mund të jenë gati për sfidën me beratasit.

Për brazilianin Leo Martins mësohet se mund t’i ketë thënë "mirupafshim” këtij sezoni, edhe pse vazhdon terapinë në Tiranë. Trajneri Ilir Qirjako është detyruar të provojë disa lojtarë, me qëllim që të ndërtojë një formacion sa më solid për ndeshjen me Tomorin. Eshtë ndeshja e javës së 5-të dhe Gramozit i duhet të fitojë patjetër ndaj këtij rivali të drejtpërdrejtë. Për kapitenin e ekipit, mesfushorin Yserion Shupe, do të jetë një nga ndeshjet më të vështira në shtëpi:

"Nisur nga pozitat e kundërshtarit, që kërkon të mos i ndahet kreut të klasifikimit, kuptohet që do ta kemi të vështirë. Megjithatë, do të përpiqemi të bëjmë kthesën, edhe pse humbja me Mamurrasin la pasojë të rënda, pasi na u dëmtuan shumë lojtarë. Na bëjnë punë vetëm 3 pikët dhe gjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar një stërvitje tepër të fortë, me dy seanca, që në takimin e radhës të rikthehemi te fitorja.

Çdo rezultat tjetër është një disfatë për ne dhe do të na vendosë në vështirësi. Për këtë takim u bëj thirrje të gjithë sportdashësve tanë, që të na mbështesin, sepse nuk do t’i zhgënjejmë. Përkrahja e tyre është e domosdoshme për ne në këtë moment. Ata janë treguar gjithmonë në lartësinë e duhur dhe kam besim se do ta bëjnë edhe këtë radhë,” - është shprehur kapiteni i ekipit kolonjar, Shupe.

Rezultati i ndeshjes së radhës do të vendosë shumë gjëra për ekipin kolonjar, që ka mbetur shumë prapa me pikë. Gramozi ka luajtur tri ndeshje në transfertë në këto katër javë dhe nuk ka marrë asnjë pikë, ndërsa në fushën e tij ka mposhtur 2-0 Besëlidhjen. Shpresohet që kolonjarët t’i rikthehen fitores këtë javë, edhe pse do të kenë përballë një nga ekipet më të kompletuar të kategorisë së parë, siç është Tomori.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Hene 11 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :