HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Shupe: Gramozi vuajti egërsinë e tifozëve beratas



Për herë të parë kolonjarët ankohen për mënyrën si janë pritur nga kundërshtari dhe tifozëria vendëse

Gramozi u mund edhe në transfertën e Beratit, kështu që arritja e objektivit është komplikuar së tepërmi. Përtej rezultatit, ajo që i ka shqetësuar drejtuesit e ekipit dhe lojtarët ka ta bëjë me pritjen e tifozërisë beratase, që, sipas kolonjarëve, gjatë gjithë lojës nuk ka lënë gjë pa sharë, ndërkohë që ka hedhur edhe gurë në drejtim të tyre.

Trajneri Qirjako, stafi i tij dhe të gjithë lojtarët nuk e kanë kuptuar atë acarim, pasi në ndeshjen e fazës së parë në Ersekë gjithçka ka qenë korrekte dhe beratasit janë pritur si miq. Në fakt, marrëdhëniet mes dy ekipeve janë shumë të mira, pasi për disa vite me radhë kolonjarët i kanë pritur beratasit në Ersekë, ku ata kanë kryer fazën përgatitore.

Eshtë hera e parë që kolonjarët ankohen këtë sezon për mënyrën si janë pritur dhe u vjen shumë keq që kjo u ndodh me beratasit. Nga ana tjetër, edhe lojtarët e Tomorit kanë luajtur shumë rëndë dhe për këtë trajneri Qirjako ka mbetur tepër i zhgënjyer. Kapiteni Shupe tregon më qartë çfarë ndodhi në Berat:

"Më vjen keq që një ekip si Tomori, me traditë dhe që kërkon të ngjitet në superligë, e kërkon fitoren jo me lojë të ndershme, por me forcë. Pjesa e dytë nuk kishte lidhje me futbollin normal dhe atmosfera nuk ishte aspak sportive.

Ne kemi bërë një nga lojërat më të bukura, pavarësisht humbjes. Ishte ambienti që nuk na lejoi të ktheheshim me pikë nga Berati. Ndoshta e vetmja mundësi për të marrë pikë në atë fushë është ta shënosh golin e barazimit në minutën e fundit shtesë,” - thotë kapiteni kolonjar, i cili mendon se kategoria e parë është shumë e egër në këtë moment.

"Përveç fushave, ku është vështirë të fitohet, duhet të përballesh edhe me egërsinë e disa tifozëve të sëmurë, siç na ndodhi në Berat. Gjatë gjithë lojës sharjet ndaj nesh dhe drejtuesve të klubit nuk kanë munguar. Por më vjen mirë që gjyqtarët u treguan korrektë, edhe pse ndaj tyre ka pasur kërcënime dhe sharje nga pubiku,” - përfundon Shupe.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Marte 01 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :