HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako thërret të rinj për të plotësuar Gramozin




Ekipi kolonjar ishte përgatitur gjatë gjithë javës për takimin me Adën, që është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike. Kolonjarët janë njoftuar nga FSHF-ja për të mos udhëtuar drejt Velipojës, ndërsa dje është vendosur për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të kësaj jave. Megjithatë, Gramozi nuk e ka ndërprerë stërvitjen, por e ka vazhduar sipas një programi të përgatitur nga trajneri Ilir Qirjako. Për këtë të fundit, do të ishte më mirë që ndeshja e radhës të mos shtyhej: "E mira do të ishte që ndeshjen me Adën ta zhvillonim, pasi më pas do të kemi ngjeshje të ndeshjeve, duke ditur që Gramozi ka edhe kupën. Kështu, do të na takojë që në dy javë të luajmë 4 ndeshje, që për Gramozin janë shumë. Do të dyja që ndeshja me Adën, gjithmonë nëse ndryshojnë kushtet e motit, të na jepet mundësia ta luanim para Laçit, kundërshtarit të kupës. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë përgatitjet, duke mos qëndruar asnjë ditë pushim,” - tha dje trajneri Qirjako. Të premten pasdite ai ka zhvilluar një test, ku është parë se në ekip janë afruar disa lojtarë të rinj, të ardhur nga U‑19-a. Trajneri kolonjar u shpreh i kënaqur me atë që kanë dhënë të tijtë në fushë. "Kemi mungesa të rëndësishme dhe do të ketë ndryshime në formacion. Për këtë kemi marrë edhe futbollistë të rinj për të plotësuar grupin dhe, me atë që kam parë gjatë ndeshjes së kontrollit, kam mbetur tepër i kënaqur. Mund të them se dy-tre prej tyre do të jenë pjesë e ekipit gjatë fazës së dytë. Duke pritur ndeshjen e radhës, do të jemi gjithmonë gati që të udhëtojmë drejt Velipojës. Kjo ndeshje është e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme,” - thekson në fund trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako.

 



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Diele 05 Dhjetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :