HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Oliveira: Gramozi e ka nivelin për superligën





Braziliani i kolonjarëve mendon se asnjë nga rivalët nuk është më lart se ekipi i tij

Futbollisti brazilian Rodrigues Oliveria, pas fitores në Gramsh, është një nga më optimistët në radhët e Gramozit për rikthimin në superligë. Ai thekson në intervistën e mëposhtme për "Sportin shqiptar” se situata në kampin kolonjar tashmë ka ndryshuar për mirë dhe rezultatet zhgënjyese të javëve të para janë harruar. Oliveria mendon se tek ekipi i tij është rikthyer harmonia e zakonshme dhe Gramozi do të shfaqet si një pretendent i vërtetë gjatë javëve në vazhdim të kampionatit.

Oliveira, si një nga lojtarët më me përvojë në ekip, bashkë me Peçin dhe Shupen, si do ta vlerësonit ecurinë e Gramozit në këto gjashtë javë?
Kuptohet që fillimi nuk ishte ai që kishim parashikuar, por besoj se i kemi lënë pas krahëve rezultatet zhgënjyese. Mund ta them pa frikë se Gramozi e ka marrë veten plotësisht dhe është një ekip që e meriton të ngjitet në superligë.

Çfarë ka ndryshuar te Gramozi i këtij sezoni?
Mendoj se ndryshimi ka të bëjë me organizimin e ekipit. Gramozi e ka filluar fazën përgatitore në kohën e duhur dhe lojtarët në formë optimale. Përzgjedhja e tyre besoj se ka qenë e saktë nga ana e trajnerit Qirjako, kështu që në ekip ka konkurrencë për vendin e titullarit.

Sipas jush, cilat janë pikat e forta të Gramozit dhe ku çalon ekipi në këtë moment?
Kampionati sapo ka filluar, janë luajtur vetëm 6 ndeshje dhe kjo është pak për futbollistët e rinj që të ambientohen me grupin. Mund të them se të gjithë repartet, duke filluar që nga porta, po tregojnë një gjendje të mirë.

Edhe futbollistët e stolit, në ato minuta që janë aktivizuar, kanë treguar një përgatitje të mirë, megjithatë ka ende vend për përmirësim. Besoj se me këtë grup që kemi, mund të rikthehemi në superligë, por duhet shumë punë, pasi kategoria e parë është tepër e fortë dhe ka shumë pretendentë.

- Gramozi ka fituar këtë radhë jashtë fushe, duke mposhtur ekipin e Gramshit. Ç’do të thotë kjo për Oliveirën?
Gramozi, për mendimin tim, duke përjashtuar ndeshjen me Apoloninë, në gjithë të tjerat ka luajtur shumë mirë, pavarësisht se fitorja e parë në transfertë ka ardhur vetëm këtë javë. Mendoj se tashmë kthesa është bërë dhe jam optimist për ndeshjet e ardhshme, ku do të jemi patjetër më të qartë. Gjithashtu, mund të them se asnjë nga ekipet e tjera të kategorisë së parë nuk ka shfaqur nivel loje më të lartë se ne.

Një parashikim për ndeshjen e radhës me Burrelin?
Le t’ia lëmë më mirë fushës, që flet më qartë për gjithçka. Megjithatë, duke luajtur para sportdashësve tanë, besoj se edhe këtë herë do t’ia dalim me sukses.



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Merkure 27 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :