HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Mamurrasit i mjafton goli i Mziut





Me fitoren e djeshme mamurrsakët përforcojnë pozitat e tyre, ndërsa Gramozi "zhytet” keq

I ka mjaftuar një gol për të marë tri pikët e radhës ekipit të Mamurrasit, që fituan ndaj Gramozit. Fitimi i tripikëshit e ka ngjitur Mamurrasin në kuotën e shtatë pikëve, kjo falë golit të Mziut, që ka shënuar dje ndaj Gramozit. Mamurrasi e ka nisur mirë lojën, duke mbajtur nën presion miqtë, të cilët njihen për forcën e tyre. Drithërimat e para tek porta e Gramozit i kanë dhënë pikërishtë Mziu, veteranët Ivanaj e Xhetani.

Mbajta nën presin e vendasve ka bërë që sulmet e njëpasnjëshme të mamurrsakëve të frenohen në mënyrë të gabuar nga mbrojtja e mike e për pasojë kjo ka çuar edhe në ndëshkimin e tyre nga ana e kryesorit të takimit. Gramozi dukej se kishte ardhur me objektiva të qarta në këtë takim, duke u mbrojtur me shumë forca, por edhe duke aplikuar kundësulmin e shpejtë e të rrezikshëm. Por pa mundur të vë në provë aftësit e portierit Malaj.

Shtatshkurti Mziu në minutën e 28-të ka kryer një ekzekutim prefekt të goditjes së dënimit, dhe 1-0 ekipin e Mamurrasit. Goli ka shërbyer edhe për të qetësuar akoma më shumë futbollsiët vendas, të cilët qarkullojnë mirë topin e ndihen më të sigurt. Pjesa e dytë nis më e bukur se e para, ku miqtë nga Erseka kanë ngritur nivelin e lojës së tyre, duke hedhur vështrimin nga porta e mbrojtur nga Malaj, që duket se është në një ditë mjaft të mirë.

Dhjetë minutat e fundit janë mjaft të mira për Gramozin, që ka edhe rastin më të mirë për të barazuar rezultatin. Futbollisti i Mamurrasit Bërdufi i duhen vetëm pak minuta dhe ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë ekipin me dhjetë veta. Por forma e mirë e Malajt ka bërë që takimi të mbyllej me fitoren minimale, 1-0.



Nga '' Sporti Shqiptar'' , E Enjte 30 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :