HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kolonjarët hedhin pas krahëve dhunën e Burrelit




Pas tri humbjeve radhazi, ekipi kolonjar ka mundur të marrë pikë në Burrel, duke treguar forcën e tij, pavarësisht mungesave të shumta. Ka qenë një barazim i mundimshëm, pasi gjatë gjithë lojës ka pasur presion të vazhdueshëm nga tifozëria matjane.

Momenti më i vështirë ka qenë, kur kolonjarët gëzonin për golin e barazimit dhe drejt tyre kanë vërshuar gurët nga tifozëria vendëse. Eshtë një dhunë e papranueshme, për më tepër që matjanët janë pritur vërtet si miq në Ersekë gjatë fazës së parë.

Eshtë transferta e dytë radhazi që kolonjarët dhunohen, pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Berat. Janë ngjarje vërtet të shëmuara, që rëndojnë në kurriz të lojtarëve, ndërsa drejtuesit e ekipit nuk e ngrejnë zërin ndaj këtyre padrejtësive.

Në Burrel, përveç goditjes së trajnerit Qirjako, që ishte kulmi i dhunës, janë dëmtuar edhe disa lojtarë, të tjerë, kur janë ngritur në këmbë për të festuar golin, kanë marrë breshëri gurësh. Megjithatë, kolonjarët janë munduar t’i harrojnë ato momente të vështira, duke iu gëzuar pikës së marrë në transfertë, që mban ende gjallë shpresat për të vazhduar rrugën drejt vendit të 6-të.

Në fundjavë vjen në Ersekë Partizani, një ekip që, pavarësisht gjendjes aktuale, gëzon respektin e një numri të konsiderueshëm tifozësh në Ersekë. Një trepikësh ndaj të kuqve do të ishte një shtysë e fortë për kolonjarët, të cilët mbajnë vendin e 8-të aktualisht dhe janë 4 pikë prapa vendit të 6-të.



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Marte 15 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :