HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Ismolli pranon: Do të luaj përsëri për Gramozin




Mesfushori ka rënë dakord me trajnerin Ilir Qirjako për të qenë sezonin e ardhshëm në Ersekë


Një nga futbollistët që ka pranuar të kthehet te Gramozi është mesfushori kryeqytetas Ervis Ismolli, i cili do t’i bashkohet grupit ditën e parë të stërvitjes. Ai ka biseduar dje pasdite me trajnerin Qirjako dhe ka rënë dakord të luajë për Gramozin, që për sezonin e ardhshëm duket se do të ketë financa të sigurta, ndryshe nga kampionati i fundit.

 

Ismolli shprehet i lumtur për zgjedhjen e bërë, pasi në Ersekë do të gjejë shokët, me të cilët ka luajtur 5 sezone radhazi. Ai beson se do të ndërtohet Gramozi pretendent që duan të gjithë kolonjarët.

 

"Po, jam gati të bashkohem përsëri me Gramozin, – konfirmon Ismolli. Vendosa pa mëdyshje të luaj për Gramozin sepse e njoh mirë, më pëlqen si ekip, por edhe për tifozerinë e zjarrtë kolonjare. Natyrisht që ka ndikuar edhe shoku im і ngushtë, Bilibashi si dhe trajneri Qirjako, pasi u bënë shumë sezone që punoj me ta. Bashkë me disa nga lojtarët veteranë, them se do të jemi shtylla kryesore e ekipit kolonjar për sezonin e ri.

 

Gramozi ka lojtarë cilësorë, si Peçi, Shupe, Caka etj. Përvoja do të na ndihmojë të kthehemi në superligë.” Ismolli ka thënë me bindje se Gramozi do të jetë një ndër ekipet më të forta edhe falë punës së mirë që po kryet nga stafi teknik me në krye Ilir Qirjakon.   



Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Hene 13 Qershor 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :