HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Gramozi, me fytyrë të re në fazën e dytë


Kolonjarët do të luajnë më 22 janar me Adën dhe po shpejtojnë për kompletimin e ekipit

Gramozi do ta rinisë kampionatit më herët se ekipet e tjera, sepse më 22 janar do të luajë ndeshjen e prapambetur me Adën. Kjo datë po afrohet me shpejtësi dhe grupi kolonjar i ka intensifikuar përgatitjet, nën drejtimin e trajnerit Ilir Qirjako dhe ndihmësit të tij, Sokol Hitajt. Veç stërvitjes së ngjeshur, stafi teknik ka planifikuar dhe ndeshje miqësore gjatë këtyre dy javëve, duke synuar konsolidimin e ekipit. Miqësorja e parë do të luhet ditën e diel, kur mendohet të jetë mbyllur edhe merkatoja e Gramozit. Për "Sportin shqiptar”, trajneri Qirjako thotë:"Tashmë Gramozi ka hyrë në një fazë interesante të procesit stërvitor. Grupi do të jetë i gatshëm për ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit. Natyrisht që ne i kemi kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes fizike dhe pjesëmarrja e futbollistëve ka qenë e plotë. Të gjithë janë të angazhuar në shkallën më të lartë për të marrë maksimumin dhe për të zbatuar me përpikëri çdo këshillë tonën. Jam optimist për fazën e dytë, pasi shoh që i kemi rritur parametrat. Do të luajmë disa miqësore me ekipe të kategorisë së parë dhe të dytë. Nuk kemi vendosur se cili lojtar do të qëndrojë dhe cili do të largohet nga ekipi, pasi merkaton nuk e kemi mbyllur. Do të thosha se Gramozi do të ketë një tjetër fytyrë në fazën e dytë dhe do t’i vazhdojë me vendosmëri përpjekjet për një nga 6 vendet e para.” Në kampin kolonjar vijnë dhe ikin lojtarë. Në Ersekë ka ardhur ditët e fundit një sulmues nga Patosi, Lulëzim Çobaj, i cili fazën e parë luajti me Butrintin. Më parë ai është aktivizuar edhe me Bylisin, Albpetrolin e Naftëtarin. Duket se trajneri Qirjako është i kënaqur me gjendjen e tij, por ende nuk e ka dhënë "ok” in, pasi kërkon që ta shohë edhe disa ditë.

Lena: Jam lojtar i Gramozit

Duke u nisur nga zërat e ditëve të fundit për një largim të mundshëm të Bledar Lenës drejt Luftëtarit, ka reaguar vetë lojtari. "Në fakt, më ka ardhur një ftesë nga Luftëtari, por për momentin jam lojtar i Gramozit. Kam një kontratë me këtë ekip dhe për këtë arsye nuk mund të largohem, aq më tepër që në Ersekë, gjatë tri sezoneve që po luaj, kam gjetur një ambient tepër të këndshëm,” - ka sqaruar Lena.

Vëllezërit Dine, nga Greqia në Ersekë

Ekipit kolonjar i janë shtuar dje në stërvitje dy futbollistë të ardhur nga Greqia. Ata janë vëllezërit Johan Dine, 22 vjeç, dhe Mihal Dine, 19 vjeç. Të dy kanë qenë në ekipet e moshave të Panathinaikosit dhe sezonin e fundit kanë qenë pjesë e Ismiakos Korinthit. Janë të dy mesfushorë dhe e kanë pranuar ftesën e trajnerit Qirjako që të luajnë fazën e dytë me Gramozin. Johani ishte në provë edhe sezonin e kaluar, kur Gramozi luajti në superligë, por ardhja e shumë lojtarëve e ka lënë jashtë ekipit. Ai është një oraganizator me të dhëna të mira.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Shtune 15 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :