HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Bie Gramozi, Apolonia i falet të përhershmit Meto



Kolonjarët humbasin në shtëpi dhe mbeten jashtë gare. Për fierakët vendos përsëri mesfushori goleador

Gramozi - Apolonia 0 - 1

 

Gramozi: Nuredini, Ismolli, Faslliu, Peçi, Caka, Lena, Oliveira, Shupe, Koçi (Lifo 72′), Bilibashi (Mukaj 64′), Kokona (Saliko 83′). Trajner: I.Qirjako.

Apolonia: Haxho, Çimili, Basriu, Ofojeh, Da Silva, Gërço, Meto, Jevdeviç, Teqja, Pepa (Birraj 49′), Kalemaj (Goro 79′).

Trajner: E.Gjoka.

Shënues: Meto 86′

Gjyqtarë: R.Sadiku, A.Mahmutaj, R.Bodeci (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Caka, Shupe, Ofojeh

 

Interesim i jashtëzakonshëm i sportdashësve kolonjarë për takimin me Apoloninë, por në fund ka ardhur zhgënjimi pas humbjes 0-1. Gramozi ka bërë volum të madh loje, por është ndalur për herë të parë në shtëpi nga formacioni fierak. Miqtë kanë ditur të mbrohen mirë dhe kanë shfrytëzuar disa herë kundërsulmin, duke shënuar në fund me lojtarin e tyre më të mirë, Meton. Tifozët kolonjarë kanë mbetur të pakënaqur nga rezultati, pasi prisnin që Gramozi të kthehej te fitorja për të pretenduar superligën. Nuk ka ndodhur kështu dhe Gramozi është larguar shumë nga pretendimet. 10 minutat e para janë shumë të qeta dhe më pas janë miqtë nga Fieri që rrezikojnë me Pepën, por gjuajtja e tij grushtohet nga Nuredini. Gramozi kundërpërgjigjet me Oliveirën në dy raste, por në të parin topi kalon pranë shtyllës dhe në të dytin pret portieri Haxho. Një kombinim i bukur mes Oliverës dhe Shupes, por gjuajtja e këtij të fundit nuk është e saktë. Sulmet e kolonjarëve vazhdojnë, kurse fierakët mbrohem shumë mirë, madje në fundin e pjesës së parë mbyllen në gjysmëfushën e tyre. Bilibashi, Koçi dhe Oliveira i afrohen shumë golit, por gabojnë, ndërsa Kokona gjuan fort, por portieri mik e dërgon topin në goditje këndi. Pjesa e dytë fillon me dy raste të Apolonisë me Meton, i cili në dy gjuajtjet e tij e dërgon topin mbi tra. Gramozi rimerr lojën nën kontroll dhe loja bëhet më e bukur. Veterani Peçi vë në provë portierin mik, që largon rrezikun. Vendësit, duke mos u pajtuar me rezultatin, shikojnë më shumë nga sulmi, ku marrin pjesë edhe mesfushorët e mbrojtësit. Peçi përp pak sa nuk shënon me kokë, ndërsa Mukaj gabon përballë portierit të Apolonisë. Ismolli nxjer të lirë Oliveirën, që me portë bosh nuk është në gjendje të shënojë, duke i zhgënjyer të gjithë shikuesit. Braziliani gabon edhe pas pak minutash, ndërkohë që Apolonia, me një kundërzbritje shënon golin e fitores. Kros në zonë, ku Meto gjuan me kokë dhe topi, pasi përplaset në shtyllë, përfundon në rrjetë dhe kështu miqtë marrin 3 pikë të rëndësishme.

 

Deklarojnë…

Ilir Qirjako, trajner i Gramozit: "Ishte një lojë shumë e fortë, ku rastet për ne nuk munguan. U ndëshkuam me një gol aksidental në fund, kur të gjithë prisnin të shënonim ne. Kundërshtari shfrytëzoi kundërsulmin. Apolonisë ia dhuruam ne fitoren.”

Ernest Gjoka, trajner i Apolonisë: "Kishim ardhur në Ersekë për një rezultat pozitiv, duke e ditur se kjo fushë është shumë e vështirë. Morëm një 3-pikësh të vyer, pasi lojtarët kishin shpirt të lartë gare. Besoj se me këtë fitore do ta realizojmë objektivin, megjithatë nuk duhet të vetëkënaqemi.”


Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Diele 13 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :