HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Tadeu kërkon të lërë gjurmë te Gramozi



Braziliani më i ri i kolonjarëve, Markos Tadeu, premton maksimumin për ekipin e tij

Braziliani Markos Tadeu konsiderohet një nga përforcimet më të goditura të Gramozit në mesfushë. Edhe pse ka vetëm tri javë që i është bashkuar ekipit kolonjar, ai është përshtatur mjaft mirë. Vetë lojtari thekson se ka bërë zgjidhjen më të mirë, pasi i pëlqen klima dashamirëse që ka gjetur tek ekipi kolonjar. Pas aktivizimit në kampionatin brazilian dhe kroat, Tadeu synon të jetë protagonist me Gramozin në futbollin shqiptar.

"Kam pranuar të luaj me Gramozit, sepse më pëlqen ky ekip. Më kanë folur për të shokët dhe patriotët e mi, Martins dhe Edinjo. Do të përpiqem të jap më të mirën këtu, pasi e ndiej veten mirë. E kam filluar me pak vonesë fazën përgatitore, por po stërvitem rregullisht dhe çdo ditë po përmirësohem fizikisht. Natyrisht që nuk e kam arritur formën më të mirë ende,” - shprehet për "Sportin shqiptar” mesfushori Tadeu.

Ky futbollist dallohet për përdorimin e mirë të topit, për shpërthimet e fuqishme dhe për krosimet e sakta në zonë. Ai vlerësohet shumë nga drejtuesit kolonjarë dhe nga trajneri Qirjako, pasi, para së gjithash, është shumë i disiplinuar në stërvitje. Tadeu ka pak kohë që po stërvitet dhe po jeton në Ersekë, por që tani ka filluar të ketë fansat e tij, ndonëse gjuha shqipe është një pengesë për të.

"Më bën përshtypje respekti dhe dashamirësia e të gjithëve në Ersekë, veçanërisht e tifozëve dhe e drejtuesve të klubit, të cilët, duke qenë lojtar i huaj, përpiqen të m’i plotësojnë të gjitha kushtet. Gjatë miqësoreve nuk kam dhënë më të mirën time, por kam besim se në ndeshjen e parë të kampionatit, që e kemi jashtë fushe, do të jem ndryshe. Dua t’i tregoj aftësitë e mia me këtë ekip,” - përfundon mesfushori Markos Tadeu, i cili erdhi këtë verë te Gramozi, ashtu si edhe sulmuesi Edinjo.

Pikërisht këta dy lojtarë parashikohet të jenë pikat më të forta të formacionit kolonjar. Trajneri Ilir Qirjako do të bazohet tek ata dhe te lojtarët me më shumë përvojë në ekip, siç janë Peçi, Martins, Oliveira dhe Shupe. Kolonjarët e kanë lëne që dje qytetin e tyre dhe janë nisur drejt Durrësit, ku kanë kaluar natën. Gramozi luan nesër në Pukë dhe shpresat për një rezultat pozitiv janë të mëdha.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Premte 10 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :