HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Rexhepi: Synimet e Gramozit do të vërtetohen shpejt



Mbrojtësi kolonjar, Klaudio Rexhepi, thotë se ekipi është i kompletuar për të kaluar në superligë

Kolonjarët kanë hyrë në 10 ditëshin e fundit të përgatitjeve për sezonin e ri. Futbollistët po stërviten me dy seanca në ditë për të qenë gati javën e parë, që i gjen në transfertën e vështirë të Pukës. Mbrojtësi Klaudio Rexhepi thotë për "Sportin shqiptar” se Gramozi do të jetë një nga pretendentët kryesorë për superligën, pasi ka një grup të kompletuar dhe të përgatitur mirë. "E rëndësishme është që Gramozi ka pasur një ecuri mjaft të mirë gjatë përgatitjeve, ku të gjithë kanë punuar me korrektësi dhe impenjim maksimal. Edhe interesimi i drejtuesve të klubit është më i madh.

Mendoj se me fillimin e kampionatit do të marrim frytet e punës tonë të gjatë. Deri më 11 shtator, kur starton kampionati, do të jemi gati për gjithçka. Drejtuesit tanë kanë bërë një punë mjaft të mirë edhe në merkaton e verës, pavarësisht se nuk kanë ardhur lojtarë me shumë emër. Të rinjtë janë më kërkues dhe besoj se do ta ndihmojnë Gramozin të arrijë objektivin, duke dhënë më të mirën. Janë të gjithë lojtarë me vlera, por do të veçoja brazilianët Tadeu e Edinjo.

Edhe mbrojtja, ku unë luaj, është fuqizuar me Lushajn dhe Faslliun. Kemi një grup të kompletuar, një domosdoshmëri kjo për një ekip pretendent në një kampionat të gjatë dhe të vështirë, sepse gjithmonë ka dëmtime apo ndëshkime. Do të thosha se faza përgatitore ka qenë gati perfekte dhe jam i bindur se Gramozi do ta përballojë me sukses sezonin, duke kënaqur të gjithë sportdashësit kolonjarë,” - thekson mbrojtësi kolonjar, një ndër ta paktët lojtarë vendës, i cili u aktivizua rregullisht edhe në superligë.

Rexhepi vendosi të qëndronte te Gramozi, pasi te ky ekip ka mbështetjen e fuqishme të tifozërisë kolonjare, por edhe sepse ana financiare është e garantuar. "Kemi një president tepër korrekt dhe kryebashkiak shumë të dhënë pas ekipit. Na takon që mbështetjen e tyre ta justifikojmë me punë dhe rezultate gjatë kampionatit,” - tha në fund Rexhepi. Paraditen e djeshme, futbollistët e Gramozit u janë nënshtruar testeve mjekësore pranë spitalit të Ersekës, të shoqëruar nga doktori Elton Serani. Këto teste janë të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit që paraqitet pranë FSHF-së, kur kryen federimet.

Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Diele 05 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :