HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Rexhepi: Gramozit s’i falet gabimi me Tomorin


Mbrojtësi kolonjar, Klaudio Rexhepi, beson se është momenti të lihen pas rezultatet e dobta

Ndërprerja e kamionatit ka ardhur si me porosi për skuadrën kolonjare dhe trajneri Qirjako ka punuar fort për riparimin e defekteve të vëna re gjatë javëve të para. Gjatë seancës së pasdites, që është zhvilluar në aneksin e stadiumin, ra në sy fakti se grupi i futbollistëve ka qenë i plotë, ndërkohë që edhe mbrojtësi Martins është kthyer, pas 10 ditësh mungesë.

Stafi teknik është shprehur më parë se futbollistët e Gramozit kanë pasur edhe mangësi fizike, ndaj e kanë shfrytëzuar në maksimum këtë kohë. Përkundër pakënaqësive që kanë sportdashësit kolonjarë për gjendjen e paqëndrueshme të skuadrës, mbrojtësi Klaudio Rexhepi thotë për "Sportin Shqiptar” se gjërat do të rrugullohen shpejt: "E dimë mirë që tifozët presin shumë nga Gramozi, ndaj dhe kritikat janë të drejta.

Nuk mund t’i justifikojmë rezultatet negative të 4 javëve të para, ku në 3 transferta nuk kemi marrë asnjë pike dhe nuk kemi shënuar asnjë gol. Humbja me Mamurrasin tregoi se nuk mjafton vetëm mobilizimi apo nxitja që na bëjnë drejtuesit tanë. Prandaj, duhet shumë punë për të marrë rezultate pozitive.”
Ndërsa për takimin e radhës me Tomorin, Rexhepi tha: "Nuk mund të gabojmë jo vetëm në shtëpi, por edhe jashtë fushe, nëse duam të shkojmë në superligë.

Tomori është pretendent, por nuk na frikëson. Them se këtë të shtunë nuk do ta diskutojmë fitoren. Duke parë formën e skuadrës, mendoj se nuk ka arsye që të mos marrim 3 pikë me Tomorin. Duhet ta fitojmë këtë takim edhe për të rikthyer besimin te tifozët tanë. Kundërshtarin e vlerësojmë si një nga skuadrat më të mira të kategorisë së parë, kështu që jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Besoj se grupi është në gjendje të lërë pas ndeshjet e dobta dhe të bindë se Gramozi nuk është ai që tregon vendi që ka në tabelë.”


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Enjte 14 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :