HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Uroj që Gramozi të ketë fat me Apoloninë



Gramozi i ka humbur të gjitha ndeshjet në transfertë, me përjashtim të asaj në Gramsh, ku arriti të fitonte. Në analizën e humbjes në Lezhë, trajneri Ilir Qirjako vuri në dukje "sëmundjen” e këtij kampionati për ekipin e tij, shpërdorimin e rasteve.

"Kemi gabuar në disa raste nga ato që quhen të pastra dhe kjo është e pafalshme për një ekip pretendent. Eshtë pikërisht ky fenomen, që po e dëmton sistematikisht Gramozin. Pësuam gol që në fillim, por më pas ekipi e mori veten dhe po e kontrollonte lojën. Sulmuam dhe krijuam shumë raste, por goli i barazimit nuk u arrit.

Duke qenë të gjithë në sulm, në fund pësuam golin e dytë në minutën e 3 të shtesë. Megjithatë, kur llogarit forcën dhe agresivitetin e kundërshtarit, them se është një humbje e pranueshme. Nuk ka arsye të heqim dorë nga pretendimet tona. Presim Apoloninë këtë javë dhe duhet patjetër të mos humbasim pikë të tjera.

Për të fituar duhet edhe pak fat dhe shpresoj që ta kemi me Apoloninë. Gjatë punës tonë për këtë ndeshje do të përqendrohemi te lojtarët e sulmit. Përpara kemi dy sfida të rëndësishme, pasi pas Apolonisë vjen Mamurrasi në Ersekë dhe dy fitore radhazi do të na bënin shumë punë.

Janë dy ndeshje vendimtare në lidhje me objektivin tonë dhe, nëse ia arrijmë qëllimit, do të jemi në 4-shen e parë, që të çon direkt në superligë,” - thekson trajneri kolonjar, Qirjako.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Merkure 09 Shkurt 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :