HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako pret më shumë nga sulmi i Gramozit



Trajneri i kolonjarëve flet me nota optimiste për të tijtë pas ndeshjes së kontrollit

Skuadra kolonjare, pas dy javësh stërvitje, kur ka pasur edhe lëvizje të shumta lojtarësh, ka zhvilluar dje një test brenda grupit. Stafi teknik, me në krye trajnerin Qirjako, ka parë formën e çdo futbollisti në këtë ndeshje, pasi kërkon të marrë masat e duhura për transfertën me Adën, që do të luhet në fundjavë.

Eshtë një ndeshje e prapambetur dhe kolonjarët kanë një shans të mirë për t’u afruar me kreun, por është e qartë se në Velipojë do të jetë shumë e vështirë. Trajneri Ilir Qirjako ka mbetur i kënaqur nga ajo që të tijtë kanë dhënë në fushë, edhe pse futbollistët vinin pas një ngarkese të lartë të marrë gjatë dy javëve të fundit.

Për "Sportin shqiptar”, trajneri kolonjar është shprehur: "Nuk arritëm të gjenim kundërshtar për ndeshje miqësore dhe u detyruam të bënim një test brenda grupit për të parë se çfarë kemi arritur në këto ditë që po përgatitemi. Pra, më shumë mbajmë shënime për të bërë më pas korrigjimet sesa kënaqemi.

Duke gjykuar nga niveli i lojës, dua të them se gjatë 45 minutave të para futbollistët titullarë ishin më agresivë, ndërsa në të dytën, pas ndryshimeve të bëra, ritmi ra. Megjithatë, jam i kënaqur nga niveli që treguan të gjithë, ndërkohë që shpresoj se deri të mërkurën të afroj në ekip edhe dy futbollistë të tjerë, një mesfushor dhe një sulmues. Rikthimi i mbrojtësit Rexhepi pas një mungese disaditore i ka shtuar shpresat për një mbrojtje sa më të mirë.

Tani i kam më të qarta gjërat për çdo futbollist dhe gradualisht, deri ditën e ndeshjes me Adën, do të kompozojmë formacionin e parë, që, krahasuar me fazën e parë, do të ketë dy-tri ndryshime. Duhet pranuar se loja sulmuese në fazën e parë nuk e tha fjalën e vet, por tani më duket se sulmuesit e kanë gjetur veten.

Kokona, Bilibashi dhe Mukaj kanë treguar në këto ditë se do të jenë më pranë portës. Duhet të them se, si trajner i ekipit, jam i kënaqur nga angazhimi i dy lojtarëve veteranë, Shupes dhe Peçit, të cilët po i përkrahin edhe më të rinj gjatë gjithë stërvitjes.

” Kolonjarët po punojnë me ritëm më të lartë, pasi faza e dytë nis një javë më parë për ta, për shkak të zhvillimit të ndeshjes së prapambetur me Adën.




Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Hene 17 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :