HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Ky është Gramozi që duam të gjithë




Trajneri kolonjar pohon se ekipi i tij tregoi vlerat e vërteta në ndeshjen me Tomorin

Fitorja e së shtunës me Tomorin i ka entuziazmuar së tepërmi të gjithë sportdashësit kolonjarë. Ndoshta ngaqë ishte ndeshja më e bukur që ata kanë parë deri tani, aq më tepër ndaj një pretendenti si Tomori. Gramozi kishte dy javë që nuk merrte pikë, pavarësisht se lojërat kanë qenë premtuese. Për trajnerin kolonjar, Ilir Qirjako, fitorja me beratasit nuk është aspak surprizë.

"Nuk ka pse të jem i befasuar nga kjo fitore e ekipit tim. Gramozi, duke përjashtuar takimin me Apoloninë, ka treguar gjithmonë me lojë se është një ekip i ndërtuar më së miri dhe me pretendime. Ndoshta shumëkush nuk e kishte menduar se Gramozi do të ndodhej në këto pozita në fillim të sezonit, por tri takimet jashtë fushe na sollën këtu. Mendoj se me fitoren e fundit do të ndryshojnë për mirë.

Unë personalisht, por edhe lojtarët dhe stafi drejtues, kemi qenë të gjithë të bindur se do ta fitonim ndeshjen me Tomorin,” - thotë Qirjako, duke ditur forcën që ka ekipi i tij. Takimi me beratasit ka qenë i veçantë për nga emocionet që ka dhuruar. Loja e kolonjarëve ka qenë shumë e mirë, por ashtu edhe golat shumë të bukur.

"Po, kemi zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura në këtë kampionat dhe lojtarët ishin të vendosur për ta fituar atë. Tashmë që ia arritëm qëllimit, jemi të qetë dhe po mendojmë për më tej. Megjithatë, dua të theksoj se pas golit të dytë të shënuar, ekipi pësoi rënie dhe unë dua që kjo gjë të mos përsëritet më. Për këtë do të punoj me lojtarët gjatë ditëve në vazhdim, sepse edhe lëshimi në lojë gjatë një ndeshjeje mund të na ndëshkojë.

Mund të ishim ndëshkuar edhe nga Tomori dhe kështu do të shkonte dëm gjithë ai volum loje. Dua që ekipi të ketë stabilitet në të ardhmen. Bëmë një ndeshje të madhe, ndaj një ekipi me pretendime dhe me lojtarë me shumë eksperiecë. Morëm një fitore, që ka vlerë për moralin, pasi e treguam se cilat janë mundësitë tona reale.

Më ka kënaqur fakti se lojtarët u shfaqën shumë të impenjuar në fushë dhe i respektuan me fanatizëm detyrat taktike. Mund të kishim shënuar dhe gola të tjerë, që do të na e bënin më të bukur fitoren. Megjithatë, më vjen mirë që ekipi nga java në javë po tregon rritje,” - ka përfunduar trajneri kolonjar, Ilir Qirjako.



Nga '' Sporti Shqiptar'' , E Marte 19 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :