HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Jemi me fat që nuk luajmë këtë javë



Trajneri i Gramozit shpreson te riaftësimi i disa titullarëve për sfidën me Tomorin

Dëmtimet e shumta që pësoi Gramozi në transfertën e fundit, e kanë detyruar trajnerin Qirjako t’i lërë pushim disa ditë të tijtë, ndërsa dje kanë nisur përgatitjet për ndeshjen me Tomorin. Vetë trajneri kolonjar ka pohuar se, duke pasur 6 lojtarë titullarë të dëmtuar, vendosi që për 4 ditë të gjithë të pushonin pranë familjeve të tyre. "E kuptoj që ndërprerja e stërvitjes kaq gjatë nuk është në të mirë të ekipit, por dëmtimi i shumë lojtarëve na krijon vështirësi për të kryer një seancë normale.

Mund të them se fati ka qenë me ne, pasi kampionati është ndërprerë në këtë moment. Kam gati gjysmën e ekipit të dëmtuar, duke filluar nga portieri Nuredini, mbrojtësit Martins e Peçi, mesfushorët Shupe e Ismolli, si dhe sulmuesin Edinjo. Ky i fundit, pas ndeshjes me Mamurrasin, ka qenë në një gjendje tepër të vështirë,” - bën të ditur trajneri Qirjako.

Pavarësisht kohës së gjatë që ai ka në dispozicion për sfidën e radhës dhe për rikuperimin e këtyre lojtarëve, trajneri i kolonjarëve do të mendojë edhe për zëvendësuesit e tyre, të cilët do të kenë fatin e mirë, por edhe vështirësi për të luajtur ndaj një pretendenti, siç është Tomori, që me meritë vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes. "E vetmja gjë që na mbetet të bëjmë gjatë këtyre dy javëve, është që zëvendësuesit t’i motivojmë dhe t’u japim besim.

Shpresoj se ata do ta vlerësojnë thirrjen për të luajtur që në fillim dhe do të kenë një mundësi për të treguar vlerat që kanë,” - ka shtuar më tej Qirjako. Trajneri i Gramozit gjykon se, pavarësisht kundërshtarit shumë të fortë dhe faktit se nuk do të ketë skuadrën e plotë, të tijtë do të bëjnë më të mirën. Ai pret që Gramozi të marrë një rezultat pozitiv përpara sportdashësve të vet, një rezultat që ata e presin me padurim.



Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Marte 05 Tetor 2010 

Publikoje ne rrjetet sociale :