HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako i vë notën 10 Gramozit të Gramshit






Trajneri kolonjar vlerëson të tijtë për fitoren shumë të rëndësishme të javës së fundit

Ekipi kolonjar ka marrë fitoren e parë në transfertë për këtë kampionat dhe këtë e ka bërë në fushën e Gramshit. Një fitore tepër e rëndësishme, që është përshëndetur nga të gjithë sportdashësit dhe drejtuesit kolonjarë, pasi ajo i ka shtuar shpresat për t’u ngjitur më lart. Kjo fitore vjen si rezultat i lojërave të mira që ka bërë Gramozi javët e fundit, si dhe nga vlerësimi maksimal që i kishin bërë ndeshjes të gjithë futbollistët.

Në këtë ndeshje kolonjarët u shfaqën mjaft kompaktë, ashtu siç ka dëshiruar trajneri Ilir Qirjako, i cili shprehet: "Në fund të ndeshjes i falënderova të gjithë futbollistët, të cilët nga java në javë po zhvillojnë një garë shumë konkurruese, duke e vlerësuar çdo kundërshtar njëlloj. Gjithashtu, jam i kënaqur me sulmuesin Edinjo, që po rikthehet si një golashënues i lindur.

E vërteta është se në 5 javët e para na kishin munguar golat e tij, ndërsa tani kam besim se ai dhe sulmuesit e tjerë do të dinë ta udhëheqin ekipin drejt fitoreve. Ata janë në formë dhe do të shfaqen rrezikshëm për çdo mbrojtje kundërshtare.” Trajneri i Gramozit, përveç futbollistëve të sulmit, komplimenton edhe ata të reparteve të tjera, të cilët, sipas tij, ishin në lartësinë e duhur në Gramsh.

"Më pëlqeu mesfusha, vazhdon trajneri Qirjako, - sepse e ndihmoi shumë si sulmin, ashtu dhe mbrojtjen. Aksioni i golit u nis nga mesfusha dhe, pas fitimit të një goditjeje këndi të ekzekutuar bukur, Edinjo shënoi golin, që e kërkoi gjatë gjithë lojës. Fjalët më të mira për ndeshjen e fundit meriton edhe mbrojtja, që, ndryshe ng disa ndeshje të mëparshme, ka qenë gjithmonë e gatshme, madje duke ndihmuar edhe sulmin.

Mbrojtësit ishin të vëmendshëm gjithmonë dhe i mbuluan mirë sulmuesit vendës, të cilët nuk gjetën asnjë hapësirë për t’iu afruar portës sonë. Meritë për fitoren ka edhe portieri Nuredini, që u paraqit në një formë të kënaqshme.” Trajneri kolonjar thekson në fund se tashmë Gramozi është në rrugë të mbarë, pasi mendon se të fitosh në fushën e Gramshit nuk është diçka e lehtë. Ai është i bindur se futbollistët e tij nuk do të shfaqin asnjë shenjë vetëkënaqësie pas fitores së fundit, pasi ata janë profesionistë.



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Marte 26 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :