HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Gramozit i duhen tifozët e vërtetë




Humbja me Apoloninë ka lënë pasoja tek ekipi kolonjar, pasi klubi "Gramozi” ka marrë edhe një gjobë të majme nga komisioni i disiplinës. Në fakt, një tifoz ka hedhur një pllakë të shkallëve në fushë, në drejtim të anësorit, por futbollistët dhe tifozët nuk janë pajtuar me këtë veprim, sepse, sipas tyre, gjykimi ka qenë korrekt.

Gjithsesi, klubi kolonjar nuk i ka shpëtuar gjobës dhe kjo ka bërë që kryesia e klubit të organizojë një mbledhje. Dhe në fund është marrë vendimi që personi që i dha gjobën klubit të mos lejohet të futet në stadium në asnjë ndeshje të Gramozit në fushën e tij.

Për këtë çështje, sekretari i klubit dhe njëkohësisht trajneri i ekipit, Ilir Qirjako, është shprehur: "Më vjen keq që sportdashësit, të cilët nuk e duan Gramozin, veprojnë në këtë mënyrë. Ata po e ndëshkojnë ekipin, por edhe gjithë sportdashësit e tjerë që vijnë në stadium për t’u argëtuar.

Prandaj, do të kërkojmë nga forcat e rendit që t’i shikojnë me hollësi të gjithë tifozët dhe veçanërisht ata që veprojnë jashtë rregullave, edhe sikur gjykimi të mos jetë i drejtë. U bëj thirrje të gjithë tifozëve ta mbështesin ekipin, duke treguar kulturën kolonjare.

Gramozi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, por gjithmonë brenda rregullave. Këtë javë ata duhet të vijnë në stadium, sepse ekipi po përgatitet për t’u rikthyer te fitorja, që do të kthesat shpresat për një vend në 6-shen e parë.”





Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Enjte 17 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :