HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Gramozit i bën punë edhe barazimi me Adën



Trajneri kolonjar, Ilir Qirjako, shpreson që të tijtë të tregohen efikasë në Velipojë

Gramozi ka bërë stërvitje edhe dje, duke shfrytëzuar kushtet e favorshme atmosferike. Pas shumë ditësh, kolonjarët kanë zhvilluar një seancë të plotë, ku edhe gjuajtjet drejt portës nuk kanë munguar. Trajneri Ilir Qirjako e ka të plotë grupin dhe, pas disa ushtrimesh, ka bërë edhe një ndeshje kontrolli, ku ka ndjekur me vëmendje formacionin, që pritet të hedhë në fushë në ndeshjen me Adës, ndërkohë që me Laçin mësohet se do të luajnë përsëri të rinjtë.

Gramozi nuk ka pretendime në kupë dhe ndeshja e radhës në kampionat me Adën është mjaft e rëndësishme për të. Trajneri Qirjako mendon se një pikë në transfertën e Velipojës i shërben së tepërmi ekipit të tij: "Na nevojiten pikë dhe do të përpiqemi të paktën për barazimin me Adën, pavarësisht se kjo nuk është e lehtë. Ndeshja bëhet më e vështirë nga fakti se Adës i duhet patjetër të fitojë për t’u larguar nga vendet e fundit,” - shprehet trajneri kolonjar. Gjatë ditëve të fundit trajneri i Gramozit është marrë shumë me grupin e lojtarëve, të cilëve do t’u besojë fanellën e titullarit.

Mungesa e mbrojtësit Peçi dhe mesfushorit Lushaj i kanë hapur jo pak punë atij. I pari një nga lojtarët kryesorë në mbrojtje, por trajneri Qirjako beson se të tijtë do të nxjerrin një ndeshje të mirë: "Do të përpiqemi të bëjmë zgjidhjet më të mira për zëvendësimin e dy lojtarëve të skualifikuar, ndaj dhe po shohim me kujdes gjendjen e secilit gjatë këtyre ditëve,” - pohon numri 1 i stolit kolonjar. Gramozit i duhet të luajë shumë ndeshje brenda dy javësh, ndaj dhe drejtuesit e tij e shohin të arsyeshme që në kupë të aktivizojnë ekipin e dytë, ashtu siç ndodhi në Ersekë.

"Jo se nuk e vlerësojmë kupën, por më i rëndësishëm për ne është kampionati, ku duhet të mos gabojmë, prandaj dhe në Laç do të shkojmë me djem të rinj. Këtë të fundit i kam afruar në ekip, sepse, edhe pse kanë një moshë të re, kanë treguar vlera. Në formacion do të jenë Lushaj dhe Peçi, të cilët nuk do të luajnë me Adën, por mendoj se do të ketë edhe titullarë të tjerë në fushë. Lojtarët me përvojë duhen, pasi u japin zemër të rinjve,” - përfundon trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Hene 06 Dhjetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :