HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Gramozi, gati t’i sfidojë rivalët




Trajneri i kolonjarëve mendon se ekipi i tij mund të kthehet në elitë

Trajneri i Gramozit, Ilir Qirjako, është shprehur entuziast pas takimit miqësor të luajtur në Pogradec me Lushnjën. Megjithatë, ai pranon se ekipi kolonjar, edhe pse tregoi nivel të kënaqshëm, ka nevojë edhe për ndonjë lojtar tjetër. Gramozi ka si objektiv kthimin në superligë dhe për këtë i duhet një grup cilësor, që mund të arrijë në katër vendet e para. Ndërsa për lojtarët që kanë ardhur për provë te ky ekip, ai do ta marrë vendimin pas disa ditësh.

Çfarë konkluzioni keni nxjerrë pas ndeshjes së dytë miqësore, që luajtët në Pogradec me Lushnjën?

Dua të theksoj se jam shumë i kënaqur nga rendimenti i futbollistëve të mi. Kemi zhvillluar një ndeshje, që për ne ka qenë shumë pozitive, ku edhe lojtarët e rinj më kanë kënaqur për aq minuta sa u aktivizuan. Mund të them se Gramozi tashmë ka hyrë në rrugën e duhur dhe për këtë, ne si stafi drejtues, kemi punuar shumë.

Sa po ju ndihmojnë miqësoret në lidhje me lojtarët që janë në provë?

Sigurisht, miqësoret janë "ilaçi” më i mirë për çdo ekip, pasi testohen të gjithë lojtarët. Kemi hyrë në javën e pestë të përgatitjeve dhe kemi zhvilluar dy miqësore, ndërkohë që këtë javë do të kemi dy të tjera. Pas tyre na mbetet të bëjmë përzgjedhjen përfundimtare. E kemi të vështirë, sepse të gjithë ata që kemi në dispozicion kanë treguar vlera në dy miqësoret e deritanishme. Edhe lojtarët e afruar këtë sezon te Gramozi pothuajse janë ambientuar me ekipin. Megjithatë, duam që të përzgjedhim lojtarët më të mirë.
Cili do të jetë synimi i Gramozit këtë sezon?

Për ne e rëndësishme është që ekipi ka hyrë më në fund në rrugën e duhur. Kemi ndërtuar një grup, që me kalimin e kohës do të shfaqë vlerat e tij. Janë futbollistë tepër cilësorë, si Oliveira, Martins, Edinjo, Nuredini, Kokona, Mukaj, Faslliu, Lena, Ismolli, si dhe vendësit Shupe, Peçi, Caka, Rexhepi e të tjerë. Mund të them se Gramozi këtë sezon do të pretendojë seriozisht për t’u bashkuar përsëri me ekipet e superligës.
A do të arrijë Qirjako të realizojë suksesin e tij të tretë si trajner?

Kam besim se do ta bëjmë këtë me punë. Me kushtet e krijuara, unë dhe futbollistët kemi marrë një angazhim para presidencës, që ekipi në fund të sezonit të renditet në katër vendet e para, pavarësisht se rivalët janë të fuqishëm. Do të jenë të shumtë ata që do të pretendojnë superligën.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Marte 10 Gusht 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :