HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Qirjako: Gramozi do ta tregojë veten përsëri





Trajneri i kolonjarëve, Ilir Qirjako, e llogarit ekipin e tij në 4-shen e kreut

Një javë para startit të kampionatit, dyshja e stafit teknik të Gramozit, Ilir Qirjako dhe Sokol Hitaj, ndihet shumë e kënaqur me përgatitjet që janë bërë. Sipas trajnerit kolonjar, gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve: "U kam kërkuar djemve që të zbatonin në çdo moment udhëzimet tona dhe jam shumë i kënaqur nga impenjimi i tyre. Ata e kanë vlerësuar drejt fazën përgatitore dhe kanë bërë shumë gjëra pozitive,” - thekson trajneri Qirjako. Por trajneri i Gramozit nuk e fsheh faktin se ekipi nuk e ka arritur formën e duhur, gjë që do të bëhet gjatë ditëve të mbetura deri në ndeshjen me Tërbunin. "Do të jemi gati për nisjen e kampionatit, - vijon trajneri Qirjako. - Djemtë ndihen mirë, duke mos pasur asnjë traumë gjatë seancave stërvitore, me përpjashtim të kapitenit Shupe, i cili pësoi një dëmtim para ndeshjes miqësore me Pogradecin. Megjithatë, them se edhe ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tërbunit. Deri në këtë këtë ndeshje do të impenjohemi maksimalisht, për t’u shfaqur të fuqishëm në fushë.

Harmonizimi i cilësive individuale të lojtarëve me lojën kolektive të ekipit do të jetë përparësia jonë në këto ditë të mbetura. Në përbërje të ekipit kemi lojtarë, të cilët luajnë për herë të parë me njëri tjetrin, kështu që duhet punuar fort për kompaktësimin e grupit.” Trajneri kolonjar i mbetet besnik mendimit se Gramozi do të jetë në gjendje ta fitojë konkurrencën me rivalët e shumtë të kategorisë së parë: "Jemi të vetëdijshëm se ky kampionat është shumë i vështirë, por do ta tregojmë veten si një ekip i fortë, me kërkesa të larta. Në fund të kampionatit do të kapim një nga katër vendet e para, pavarësisht se pretendentët janë të shumtë. Të gjithë lojtarët e kanë të qartë këtë, prandaj janë të përqendruar totalisht në seancat stërvitore. Përgatitjet që kemi zhvilluar deri tani dhe ndeshjen miqësore e kanë ndryshuar shumë gjendjen e Gramozit,” - përfundon numri 1 i stolit kolonjar, Ilir Qirjako.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Hene 06 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :