HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Për Gramozin firmosin 25 futbollistë



I vetmi që nuk ra dakord është sulmuesi Rustemi, ndërsa trajneri Qirjako është i kënaqur me të tijtë

E gjithë vëmendja e kolonjarëve është e përqendruar tashmë te ndeshja e parë e kampionatit, te transferta e Pukës, ku Tërbuni i rikthyer në kategorinë e parë do të kërkojë maksimumin para tifozëve të tij. Në radhët e ekipit kolonjar bie në sy impenjimi i madh i të gjithë futbollistëve, sidomos i atyre që kërkojnë të zënë një vend në formacionin titullar. Të gjithë kanë luftuar fort në stërvitje, duke dhënë idenë e një ndeshjeje zyrtare.

Trajneri Ilir Qirjako është mjaft i kënaqur nga titullarët, ndërkohë që është rikthyer edhe kapiteni Shupe, duke lënë pas dëmtimin. Pas stërvitjes, Qirjako u shpreh: "Gramozi është në gjendje të mirë, por sigurisht që ka edhe më mirë. Atmosfera është e kënaqshme dhe besoj se do ta nisim mbarë sezonin, edhe pse javën e parë kemi një ndeshje të vështirë në transfertë. Puna serioze e djemve na ka ndihmuar shumë në konsolidimin e grupit dhe për këtë i falënderoj. Besoj se ata do të shfaqin vlerat e tyre më të mira në këtë kampionat, duke filluar nga java e parë me Tërbunin.”

Trajneri Ilir Qirjako ka thirrur dje një nga një të gjithë futbollistët për lidhjen e kontratave të sezonit të ri, si dhe për caktimin e pagës mujore për secilin prej tyre. Për disa futbollistë kontratat kanë qenë dyvjeçare. Mësohet se 25 futbollistë kanë firmosur, duke rënë dakord për të vazhduar me këtë ekip. Natyrisht që titullarët kanë privilegjin e pagave më të larta se ata që mendohet se do të jenë zëvendësues.

Po ashtu, bëhet e ditur se i vetmi futbollist që është stërvitur me Gramozin, por që nuk ka rënë dakord për kontratën, është sulmuesi Rustemi. Pas bisedave të shumta, ai nuk e ka pranuar kontratën e caktuar nga drejtuesit kolonjarë dhe është larguar përfundimisht nga ekipi. Megjithatë, ky fakt nuk ka sjellë ndonjë shqetësim për stafin teknik, edhe pse pjesëtarët e tij kanë mbetur të habitur nga veprimi i memaljotit.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Merkure 08 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :