HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Peçi: Si tifoz, më vjen keq për Partizanin



Mbrojtësi kolonjar thekson se Gramozi është plotësisht në garë për vendin e 6-të

Edhe pse fitorja e Gramozit pas përfundimit të ndeshjes ka dhuruar shumë lot dhe zhgënjim nga shumë tifozë të Partizanit në qytetin e Ersekës, duket se tani ka tjetër mendim. Në rast të një humbjeje, kolonjarët jo vetëm do të largoheshin nga pretendimet, por duke parë kalendarin e javëve në vazhdim, mund të rrezikonte deri aty sa t’i thoshin lamtumirë dhe kategorisë së parë.

Kështu, mendimi i tifozërisë për tolerimin e kësaj ndeshjeje ka ndryshuar , duke u dhënë të drejtë lojtarëve që luajtën ndershmërisht deri në fund. Ky tripikësh shumë i rëndësishëm i ka shtuar shpresat për të luftuar denjësisht deri në javën e fundit pikërisht për të kapur vendin e 6-të.

Kolonjarve u takon që të luftojnë me Mamurrasin deri në javën e fundit për ta zenë këtë vend. Megjithatë, nga kampi kolonjar fitorja ndaj Partizanit është pritur shumë mirë. Me këtë fitore vazhdojnë t’i japë ende jetë ëndrrës, ndonëse shpresat janë të vakëta, pasi kanë një kalendar tepër të fortë.

Në shtëpi do të presin dy ekipe të forta si Pogradeci dhe Lushnja, por dhe Adën, që i ka shkaktuar humbjen më të thellë këtë sezon Gramozit, 5 0. Për takimin me Partizanin, veterani Peçi do të shprehej: "Më vjen keq që Partizani vuan në fund të tabelës, por ne nuk kishim rrugë tjetër përveç fitores, sepse në të kundërt do të rrezikonim shumë.

Mund të zbrisnim edhe në vendet e fundit. Partizani duhej ta kishte zgjidhur më parë shkakun, që e çoi në këtë gjendje dhe s’kishte pse të kërkonte nga ne fitore. Partizanit, edhe pse me një emër të madh, tashmë mund të them se nuk i ka mbetur asgjë.

Ky ekip gjatë gjithë fazës vetëm ndaj nesh ka luajtur seriozisht, duke na marrë tri pikë, pasi me çdo ekip tjetër ka lëshuar. Më vjen keq për tifozërinë e këtij ekipi, pasi një nga këta jam edhe unë, por gjendja në klasifikim nuk na lejonte të toleronim.

Të kuqve iu dhanë të gjitha mundësitë për të shënuar, por gabuan vetë në rastin e penalltisë, ku loja mund të merrte rrjedhë tjetër. Me këtë fitore larguam edhe atë presion psikologjik që na kishte shoqëruar javët e fundit. Shpresoj që edhe në javët e mbetura skuadra jonë të shfaqë të njëjtin mobilizim.”




Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Marte 22 Mars 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :