HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Oliveira: Kam shumë gola të tjerë për Gramozin



Mesfushori brazilian shënoi golin e parë për këtë sezon në fitoren 2-1 me matjanët

Mesfushori i Gramozit, Rodrigues Oliveira, në ndeshjen me Burrelin ka arritur të shënojë golin e parë për këtë sezon. Ai ka ekzekutuar në mënyrë spektakolare një goditje dënimi, duke e detyruar portierin mik ta nxjerrë topin nga rrjeta. Mesfushori brazilian pohon se tani ka arritur formën e tij më të mirë dhe në të ardhmen do të shënojë gola të tjerë për t’i dhënë sukses ekipit ku luan.

Për "Sportin shqiptar” ai është shprehur: "Natyrisht, është kënaqësi për një futbollist kur shënon golin e parë në kampionat, ndaj dhe, siç e patë, u gëzova shumë. Ishte goli im i parë në këtë sezon, por tepër i rëndësishëm për Gramozin, pasi arritëm të merrnim tri pikë mjaft të vlefshme. Nga disa persona kam dëgjuar se Oliveira nuk është në gjendjen e mëparshme, por u them atyre se jam në formë dhe këtë e kam treguar në ndeshjet që kam luajtur deri tani.

Kam luajtur mirë në mesfushë dhe i kam ndihmuar shokët e sulmit, duke iu krijuar raste të pastra për shënim. Pavarësisht se kam shënuar vetëm një gol, kjo nuk do të thotë se nuk jam në formë. Mendoj se ekipi nga java në javë po rritet dhe këtë e kemi treguar më së miri në tri javët e fundit. Goli që shënova këtë javë më ka kënaqur së tepërmi, por dua të them se kampionati ka luajtur vetëm 7 javë dhe besoj se do të shënoj shumë gola në vazhdim.

E përsëris se jam në formë dhe për këtë kërkoj nga tifozët që të më mbështesin. I siguroj se do të shënoj shumë gola të tjerë, pasi tani jam çliruar edhe nga ana psikologjike.” Oliveira është një nga futbollistët kyç në formacionin kolonjar dhe forma e tij ndikon jo pak në rezultatet e Gramozit. Ai shënoi golin e parë ndaj Burrelit, ndërsa goli i dytë mban firmën e Lenës.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Hene  01 Nentor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :