HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Oliveira: Gramozi, t’i kthejë reston Lushnjës






Braziliani beson se një fitore e mundshme të shtunën rindez shpresat për në 6-she

Në Ersekë pritet të zhvillohet këtë fundjavë një prej sfidave më interesante të javës së 25-të, Gramozi Lushnja. Janë dy ekipe me pikë të barabarta, me nga 32, duke ndarë kështu vendin e 7-të dhe të 8-të.

Kjo ndeshje është marrë me mjaft seriozitet nga kolonjarët, pasi është "treni” i fundit për në 6-she, ndërkohë që situata mund të shkojë edhe më keq, në rast se nuk merren 3 pikët. Lushnja i ka shkaktuar humbjen më të thellë fazën e parë Gramozit, lojtarët e të cilit duan t’u kthejnë reston myzeqarëve.

Ka optimizëm përpara kësaj sfide, edhe pse stafi teknik ka pasur probleme me mungesat në stërvitje ditët e para. Por tashmë janë bashkuar me grupin edhe lojtarët e dëmtuar në Gjirokastër, me përjashtim të portierit Nuredini, vendin e të cilit do ta zërë i riu Jankulla.

Braziliani Rodrigos Oliveira, një nga "kolonat” më të forta të ekipit, thekson për "Sportin shqiptar” se Gramozi nuk do të falë në shtëpi: "Lushnja është një nga rivalet direkte për vendin e 6-të dhe jemi përgatitur ta mundim, duke i kthyer reston e fazës së parë, kur jemi mundur thellësisht nga ajo.

Nuk kemi çfarë humbasim dhe do të luajmë lirshëm, edhe pse humbja me Luftëtarin e prishi pak klimën. Kjo për vetë faktin se luajtëm shumë mirë dhe kishim mundësi të ktheheshim me pikë. Dëmtimi i portierit Nuredini na kushtoi shumë, sepse pas atij momenti i gjithë ekipi doli nga loja, ngaqë më shumë e kishim mendjen te portieri.

Besoj se kemi ende mundësi për vendin e 6-të, pavarësisht se ka shumë qe e shohin të pamundur këtë objektiv. Do të kërkoja nga shokët që të marrim fillimisht 3 pikët me Lushnjën dhe më pas të tentojmë të ngjitemi në këtë vend. Lushnja është një ekip i fortë dhe me përvojë, por do të luftojmë me të gjitha forcat.

Tifozët mund të jenë të zhgënjyer dhe kanë të drejtë, por do të doja që ata të mos na braktisin në këto javë të mbetura,” - është shprehur braziliani Oliveira, i cili është edhe një nga shënuesit më të mirë të kolonjarëve.






Nga '' Sporti Shqiptar ''  , E Enjte 07 Prill 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :