HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Oliveira: Gramozi, më të mirën për tifozët e tij




Braziliani i kolonjarëve beson se skuadra e tij po përgatitet si duhet për një sezon të suksesshëm

Skuadra kolonjare ka hyrë në javën e 3-të të përgatitjeve për sezonin e ri dhe trajneri Qirjako ka ndryshuar programin e stërvitjes, duke filluar me dy seanca në ditë. Futbollistët e Gramozit po tregojnë mobilizim të lartë gjatë kësaj periudhe. Mesfushori brazilian Rodrigues Oliveira, i cili ka disa sezone që luan për ngjyrat e Gramozit, shprehet se grupi është mjaft i përkushtuar dhe kjo do të bëjë që kolonjarët të shfaqen pretendentë për superligën në kampionat.

Për "Sportin shqiptar” ai thekson: "Përgatitjet po bëhen me intensitet të lartë dhe herë pas here luajmë edhe ndeshje 30-minutëshe brenda grupit, ku duket më mirë gjendja e lojtarëve që vijnë për t’u provuar. E rëndësishme është që te Gramozi ka pasur një ecuri mjaft të mirë të përgatitjeve, falë punës së mirë të stafit. Seancat stërvitore janë të organizuara mirë dhe meritë për këtë ka dyshja Qirjako-Hitaj.

Por dhe interesimi i drejtuesve të klubit është më i madh, veçanërisht i kryebashkiakut Braçe, që çdo ditë e ndjek Gramozin në stërvitje. Mendoj se në kampionat do të marrim frytet e punës që po bëjmë tani. Deri më 11 shtator, kur starton kampionati, do të jemi edhe më të përgatitur.” Braziliani me përvojë i kolonjarëve komenton më tej edhe lëvizjet e bëra në merkato, duke pohuar se skuadra është forcuar ndjeshëm:

"Drejtuesit tanë po bëjnë një punë mjaft të mirë në merkato. Kanë ardhur disa lojtarë cilësorë për repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, ndërsa braziliani Edinjo i jep shumë forcë sulmit. Merkatoja është e domosdoshme dhe për faktin se kampionati i ri është i gjatë dhe i vështirë. Duhen pasur parasysh dëmtimet apo ndëshkimet me kartonë.

Jam i bindur se skuadra do ta përballojë me sukses gjithë sezonin, duke kënaqur sportdashësit kolonjarë, që janë nga më të mirët. Ata na përkrahin gjithmonë dhe në ato momente kur Gramozi zhgënjen. Kjo më ka bërë që të mos largohem nga Erseka, edhe pse kam pasur mundësi. Dua të theksoj gjithashtu se edhe ana financiare te Gramozi është e garantuar.”


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Merkure 28 korrik 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :