HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Nuredini: Ky Gramoz është premtues për kreun


Portieri i kolonjarëve beson se skuadra do të jetë ndër tre kryesuesit

Skuadra kolonjare është në fund të javës së tretë të përgatitjeve për sezonin e ri, që po bëhen në qytetin e Ersekës. Portieri Ervin Nuredini i vlerëson maksimalisht këto përgatitje, duke thënë se Gramozi po hedh kështu themelet e suksesit. "Në skuadër është bërë një punë e madhe në çdo drejtim, pasi të gjithë janë të impenjuar për të dhënë gjithçka gjatë kësaj periudhe.

Shohim që çdo ditë shtohet numri i lojtarëve që vijnë për t’u provuar dhe kjo na shtyn për t’u stërvitur sa më fort. Gramozi i sivjetshëm është për t’u vlerësuar jo vetëm për këtë punë të madhe verore, por edhe për disiplinën e lartë sportive, harmoninë e grupit dhe dëshirën për të arritur përsëri superligën. Për këtë flasin të gjithë, pa përjashtim,” - thekson portieri 25-vjeçar i kolonjarëve.

Kryeqytetasi i portës kolonjare mendon se grupi jep shpresa për arritjen e objektivit të vendosur nga presidenca, që është një nga tri vendet e para. "Ndihemi shumë mirë, ndonëse jemi ende në periudhën përgatitore dhe kampionati do edhe shumë javë që të fillojë. Gramozi nuk e ka marrë ende pamjen e plotë, por e them pa frikë se do të kemi një skuadër mjaft premtuese për sezonin e ri,” - shton njeriu i tri shtyllave.

Nuredini vazhdon të zbatojë me përpikëri programin stërvitor që ka marrë nga trajneri që ditën e parë, bashkë me të sapoardhurin Bregasi dhe Këndezin. "Duam që Gramozi të mos zhgënjejë këtë sezon në kategorinë e parë. Do të futemi në garë me besim të madh te realizimi i objektivave.

Me impenjimin maksimal që kemi, mendoj se jemi në rrugë të mbarë, pasi kemi një trajner tepër punëtor, një president shumë serioz, që pavarësisht se është larg qytetit, çdo ditë interesohet për ne futbollistët, si dhe një kryetar bashkie që vështirë se e gjen në një qytet tjetër,” - ka përfunduar titullari i portës kolonjare, Ervin Nuredini.


Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Shtune 31 korrik 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :