HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Lena: S’është çudi kthimi i Gramozit në superligë



Ardit Shaqiri s’ka leje kalimi dhe nuk vjen. Kolonjarët nisin kontaktet me Semir Haxhibuliçin

Puna e drejtuesve të Gramozi është përqendruar aktualisht në dy fronte, që janë stërvitja me seriozitet dhe profesionalizëm e ekipit dhe përforcimi me disa lojtarë cilësorë. Qëllimi është që ekipi kolonjar të jetë sa më konkurrues gjatë fazës së dytë dhe ta arrijë objektivin, që mbetet kthimi në superligë.

Stërvitja ka disa ditë që ka nisur, ndërkohë që një punë mjaft serioze po bëhet edhe në drejtim të merkatos. Janë përfolur disa emra dhe në të vërtetë disa lojtarë të rinj i janë bashkuar ekipit, por deri tani nuk është konkretizuar ndonjë goditje e fortë.

Drejtuesit kolonjarë i ka shqetësuar dje një telefonatë e Ardit Shaqirit, i cili ka bërë të ditur se nuk ka mundësi të kthehet te Gramozi, sepse nuk i jepet leja e kalimit nga klubi sllovak Ruzomberok.

Ai ishte shprehur më parë se kishte mbyllur me këtë klub gjithçka dhe kishte dëshirë që në fazën e dytë të luante në Ersekë, ku ka kaluar dy vjet të karrierës së tij, duke ndihmuar edhe për ngjitjen historike në superligë, por tani situata ka ndryshuar dhe drejtuesit e Gramozit janë të detyruar të shohin për një tjetër mesfushor.

Nga burime të besueshme mësohet se i është bërë një ftesë një tjetër ish-lojtari të Gramozit, Semir Haxhibuliçit, i cili u aktivizua disa muaj në superligë me ekipin kolonjar. Haxhibuliç është një lojtar i lirë për momentin, ndërsa në fazën e parë u aktivizua me Besën.

Ardhja e tij do të mbyllte problemet në mesfushën e Gramozit, që gjithsesi është në pritje të përforcimeve. Për të gjitha këto ndryshime që pritet ndodhin te Gramozi, mesfushori elbasanas, Bledar Lena, shprehet: "Nuk do të jetë çudi, që me kontigjentin e lojtarëve që do të kemi para se të fillojë faza e dytë, në fund të sezonit ta shohim veten në superligë.

E them këtë, sepse mendoj se po ndërtohet një ekip i mirë dhe që me stërvitjen që po bëhet, do të jetë i aftë ta arrijë këtë objektiv. Janë zgjidhur disa probleme të shfaqura gjatë ditëve të para dhe i gjithë ekipi po punon me mobilizim maksimal, duke derdhur djersë për të arritur parametrat e duhur fizikë.

Eshtë fat për ne që kushtet e motit janë shumë të mira dhe përgatitjet po bëhen si duhet. Ka entuziazëm në grupin e lojtarëve dhe në stafin teknik për zhvillimin e një faze të dytë kompetitive. Nuk jemi aspak euforikë, sepse i dimë forcat tona.

Pa nënvlerësuar apo mbivlerësuar kundërshtarët, kam besim se do të arrijmë rezultatet që dëshirojmë. Do ta dimë ta themi fjalën tonë, duke u mbështetur si gjithmonë edhe nga tifozëria e zjarrtë kolonjare.”


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Hene 10 Janar 2011

Publikoje ne rrjetet sociale :