HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kritika të ashpra për Gramozin, Peçi premton kthesën


Java stërvitore ka nisur me një analizë të thellë të humbjes me Tërbunin për kolonjarët. Ishte një hap fals për Gramozin, që duhet lënë pas krahëve, pasi Besëlidhja është në prag. Ka pasur kritika të ashpra të trajnerëve Ilir Qirjako dhe Sokol Hitaj për lojtarët, të cilët janë shprehur se humbja në Pukë ishte vetëm një disfatë e paparashikuar. Veterani Evis Peçi është shprehur:

"Edhe pse ishim të mirëorganizuar, nuk mundëm ta shmangnim humbjen me Tërbunin. Loja ka pasur ritëm gjatë gjithë kohës, ndërkohë që jemi ndëshkuar nga një goditje standarde, ku përqendrimi ynë nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Jemi të trishtuar, por është java e parë dhe gjithçka duhet lënë pas. Dinim pak për Tërbunin, pasi vinte nga kategoria e dytë, por në fakt ishte ekip i fortë.

Nuk është koha të vazhdojmë të qajmë për pikët e lëna në Pukë, sepse kemi përpara një ndeshje të vështirë, që duhet ta fitojmë patjetër. Me Besëlidhjen do të mundohemi t’u tregojmë tifozëve tanë se Gramozi ka forca të pretendojë këtë sezon për superligën. Shpresojmë të reabilitohemi me një fitore ndaj lezhjanëve, edhe pse e kemi të qartë se nuk do të jetë e lehtë.”



Nga '' Sporti Shqiptar'' , E Marte 14 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :