HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kolonjarët, të zhgënjyer nga paraqitja e disa lojtarëve



Përpara sfidës me Partizanin, duke parë dhe pregatitjet e bëra, por edhe deklarimet e futbollistëve, të gjithë ishin optimist se Gramozi do ta kalonte me sukses këtë përballje, që do të ishte historike për këtë ekip, por nuk ndodhi kështu. Kolonjarët këtë radhë nuk arritën të merrnin të paktën edhe një pikë, duke u mundur me rezultatin 2 0. Në ndeshjen e së shtunës ata treguan edhe një herë se e kanë shumë të vështirë për të trimfuar në transfertë.

Shkaku kryesor për mosmarrjen të paktën të një pike të skuadrës kolonjare ndaj Partizanit, sipas trajnerit Qirjako, ishte zhvillimi i lojës me dy tablo të ndryshme. "Një pjesë e parë që ka folur e gjitha për Gramozin, ku rastet kanë qënë të shumta por futbollistët e mi vazhdojnë të humbin raste tepër të volitshme për gola, duke u nxituar.

Kjo duket se ka ardhur nga nënvlerësimi që i bënë kundërshtarit nga gjendja ku ai ndodhej. Unë mendoj se lojtarët, pavarësisht nga këshillat që u kishim dhënë, që të mos e merrnin shumë lehtë këtë takim, prapë ranë pre e tij, sidomos në pjesën e dytë, ku ndeshja u duk e lehtë,”- u shpreh për "Sportin shqiptar” një ditë pas takimit trajneri Ilir Qirjako. Pjesën më të madhe të fajit trajneri ia ka dedikuar portierit dhe lojtarëve sulmues, por edhe mosfunksionimi i mirë i reparteve.

"Sidoqoftë, është e kotë që të merremi me këtë takim. Partizanin e lamë pas dhe duhet të mendojmë për më tej, pasi objektivat janë të arritshme. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është se pak a shumë, të gjithë në stafin kolonjar i kanë kuptuar më së miri gabimet dhe kërkojnë që t’i riparojnë sa më shpejt.

Për këtë dhe nënvlerësimin dhe gabimet e lojtarëve të veçantë do të diskutohet më së shumti në analizën e sotme. Kjo analizë do të kryhet duke u bazuar te pamjet filmike, ku lojtarët e sulmit dhe portieri të shohin nga afër edhe një herë se ç’gabime të rënda kanë bërë, që i kanë kushtuar së tepërmi ekipit, duke u kthyer pa pikë nga kryeqyteti. Një zhgënjim të madh për këtë takim kanë dhe sportdashësit e shumtë kolonjar që ndoqën nga afër këtë takim. Në fund tifozët kanë dalë të zhgënjyer nga disa futbollistë të veçantë.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Diele 07 Nentor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :