HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kolonjarët: Gramozi, një start prej pretendenti




Disa prej titullarëve shprehin besimin se do ta nisin kampionatin me rezultat pozitiv

Skuadra kolonjare është në fazën përmbyllëse përgatitore në kuadrin e ndeshjes me Tërbunin në Pukë. Djemtë e trajnerit Ilir Qirjako, pas dy muajsh stërvitje, duken të gatshëm për ta përballuar këtë sfidë të rëndësishme. Titullarët e Gramozit besojnë se do të arrijnë të marrin pikë në stadiumin e qytetit të Pukës. "Kemi zhvilluar një fazë të fortë përgatitore dhe presim që konkurrimin në kategorinë e parë ta fillojmë mbarë.

Personalisht, e kam fituar kohën e humbur dhe stafi teknik më ka besuar një vend në formacion. Si një nga futbollistët me më shumë stazh, do të përpiqem të jap më të mirën për skuadrën,” - thekson mbrojtësi Peçi. Ndërsa kapiteni i kolonjarëve, mesfushori Shupe, shprehet: "Reparti i mesfushës ka shumë futbollistë me eksperiencë dhe do të ketë një rol kyç te Gramozi.

Ne që luajmë në këtë repart kemi më shumë përgjegjësi, sepse duhet ta marrim skuadrën "prej dore” dhe ta drejtojmë me siguri drejt rezultateve pozitive. Synimi ynë është ta kalojmë me sukses pengesën e parë, që është Tërbuni, një kundërshtar për t’u respektuar. E kemi vlerësuar drejt këtë përballje, që, duke qenë në transfertë, është shumë e rëndësishme për ne. Si kapiten skuadre, kam përgjegjësinë për ta udhëhequr Gramozin në fushë.

” Futbollistët e Gramozit besojnë se rikthimi në superligë është një objektiv i realizueshëm. Sipas tyre, skuadra kolonjare do të jetë në kreun e tabelës, duke siguruar një vend në 4-shen e parë. Mbrojtësi brazilian, Leo Martins, pohon: "Gramozi hyn në garë me kokën lart, sepse ke punuar shumë për të synuar superligën. Pavarësisht se luajmë në fushë kundërshtare javën e parë dhe e dimë që ndeshja është e vështirë, kam besim se do të marrim pikë.

Të gjithë kemi besim te forca e skuadrës dhe hap pas hapi do të tregojmë se Gramozi është ndër pretendentët më të fortë për të kaluar në superligë.” Në këtë linjë janë të gjithë futbollistët kolonjarë. Edhe stafi teknik shpreson shumë që transferta e Pukës ta kalohet me sukses, ndërkohë që ka kërkuar përqendrim maksimal nga të gjithë. Kolonjarët, pasi të kryejnë seancën stërvitore të paradites, do të nisen sot drejt Durrësit, për t’u sistemuar tek hotel "Leonardo”, që është vendqendrimi i përhershëm i Gramozit. Nesër skuadra do të niset për në Pukë, ku do të luajë me Tërbunin vendës ndeshjen e parë të kampionatit.



Nga '' Sporti Shqiptar '' , E Enjte 09 Shtator 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :