HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 375
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kolonjarët fitojnë thellë në fushën e tyre ndaj fqinjëve bilishtarë



Dëbora zbukuron derbin, triumfon Gramozi

Gramozi: Nuredini, Rexhepi, Faslliu, Ismolli, Oliveira, Lena (Mukaj 31′), Shupe, Bilibashi (Saliko 74′), Lifo (Kodra 55′), Caka, Kokona. Trajner: I.Qirjako
Bilisht Sport: T.Meraku, Drabaj, Kote, Përe, Rënja, Biba, Pura (Xhoga 81′), Islami, Zyluftari, Tiko (Braholli 46′), Kita.
Trajner: T.Meraku
Shënues: Lena 6′, Shupe 24′, Faslliu 71′
Gjyqtarë: F.Fetollari, E.Demiraj, A.Mema (Pogradec)
Kartonë të verdhë: Faslliu, Kokona, Pura

Ne një terren të mbuluar nga dëbora dhe nën një temperaturë të ulët ( 8 gradë), është zhvilluar derbi Gramozi Bilisht Sport, ku numri i spektatorëve ka qenë më i ulët se zakonisht. Megjithatë, të gjithë të pranishmit kanë mbetur të kënaqur nga loja që kanë zhvilluar të dy ekipet, por në fund kanë triumfuar kolonjarët, të cilët arritën të shënonin 3 gola. Edhe në këtë takim është vënë re loja pa rendiment e sulmit të Gramozit, pasi të 3 golat janë shënuar nga lojtarët e mesfushës e mbrojtjes.

Takimi nis i shpejtë për kolonjarët, që përshtaten më mirë me terrenin dhe e zgjidhin shumë shpejt rezultatin. Pas 6 minutash, Lifo kroson në zonë dhe topi shkon në këmbët e Lenës, i cili, pranë portës, nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë. Pastaj janë miqtë që rrezikojnë me anë të Zyluftarit, por pa sukses. Gramozi kërkon golin e sigurisë dhe i afrohet disa herë me Cakën, Shupen dhe Bilibashin.

Do të vinte minuta e 24-t, kur Bilibashi pason për Shupen, i cili gjuan fort dhe topi nuk ndalet dot nga portieri Meraku, duke përfunduar në rrjetë. Kolonjarët janë më të çliruar dhe rastet e tyre nuk mungojnë. Në fundin e pjesës së parë rrezikojnë bilishtarët, por portieri Nuredini, në një ditë të mirë, nuk lejon prekjen e rrjetës. Islami del përballë Nuredinit, që e grushton topin në goditje këndi, ashtu siç bën më pas edhe në gjuajtjen e Purës.

Edhe Kokona del përballë portierit mik, por nuk arrin të shënojë. Pjesa e dytë flet edhe ajo për kolonjarët, të cilët sulmojnë dendur, por nuk arrijnë të shënojnë më shumë se një gol, që ka për autor Faslliun. Në këtë pjesë kanë humbur raste Islami dhe Zylyftari për miqtë, ndërsa për kolonjarët Kokona. Trajneri Qirjako u shpreh i kënaqur me këtë fitore dhe për korrektësinë që mbizotëroi në fushë.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Enjte 16 Dhjetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :