HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Java 9 / Peçi fut Gramozin në "korsinë” e superligës




Gramozi ‑ Luftëtari 1‑0

Gramozi: Bregasi, Rexhepi, Faslliu, Peçi, Mukaj (Caka 88′), Shupe, Oliveira, Lena, Ismolli, Kokona (Martins 78′), Edinjo.  Trajner: I.Qirjako

Luftëtari: Toçi, Sinani, Laze, Këndella (Zharkalliu 58′), Gaxhaj, Lluka (Grabova 80′), Shalari, Braho, Përfati, Stoja, Shkoza. Trajner: M.Hysi

Shënues: Peçi 53′

Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, R.Avdo (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Shupe, Sinani, Gaxhaj


 Të favorizuar edhe nga moti i mirë, tifozët kolonjarë kanë mbushur shkallët e stadiumit në ndeshjen me Luftëtarin. Dhe në fund të gjithë kanë mbetur të kënaqur, pasi goli i Peçit në pjesën e dytë i ka dhënë tri pikë të çmuara Gramozit, duke e afruar me vendet e para. Kolonjarët janë korrigjuar në njëfarë mënyre pas humbjes me Partizanin, që erdhi për shkak të gabimit të pafalshëm të portierit Nuredini. Lojtarët e Gramozt janë këmbëngulës dhe e shpërngulin lojën në gjysmëfushën gjirokastrite. Kokona kombinon me Edinjon dhe gjuan, por topi kalon pranë shtyllës. Rastet vazhdojnë dhe dyshja Kokona-Mukaj i afrohet shumë portës, por asnjëri nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetën e Toçit. Mukaj, i cili ka marrë besimin e trajnerit Qirjako për të luajtur titullar, driblon bukur një mbrojtës mik dhe kroson në zonë, ku Lena nuk arrin të përfitojë.  a dërgojë topin në rrjetë. Në minutën e 30‑të, braziliani Oliveira gjuan nga rreth 25 metra, por topi godet shtyllën pingule të Toçit. Pas këtij momenti reagon Luftëtari, që rrezikon me anë të sulmuesit, i cili pason në zonë për Shkozën, që gjuan dobët me kokë. Pjesa e dytë fillon me të njëjtat formacione dhe të parët rrezikojnë miqtë, përsëri me dyshen Braho-Shkoza, por portieri Bregasi, edhe në ndeshjen e parë me kolonjarët, tregon aftësitë e tij. Do të vijë minuta e 53-të, kur Oliveira kroson në zonë dhe veterani Peçi gjuan bukur me kokë, duke shënuar golin e fitores. Goli ngre peshë publikun e zjarrtë kolonjar dhe loja bëhet më e bukur, pasi miqtë kërkojnë të barazojnë. Gramozi i afrohet rrezikshëm portës së Luftëtarit me Edinjon dhe Lenën dhe Oliveirën, që nxitohen dhe gabojnë. Gjirokastritët sulmojnë, por pa arritur të shënojnë. Edinjo tregon klasin në fund, kur futet në zonë dhe gjuan fort, por topi përplaset në shtyllë. Gramozi merr fitoren e radhës në shtëpi dhe qëndron pranë grupit kryesues.



Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Shtune 12 Nentor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :