HIMNI
I GRAMOZIT
 


Kreu Registration RSS
Ndeshja e fundit
Menu
ne facebook
Ndeshja e ardhshme

kerko
sondazh
Mendoni se GRAMOZI mund te ngjitet perseri ne superiore ???
Total of answers: 383
Lidhu
Statistika

Gjithesej Online 1
Vizitore 1
Perdorues 0
ne youtube


Kategoria e Pare , Java 6 /  Gramshi - Gramozi 0-1





Gramshi: Billa, Leskarovski, Peqini, Salliu, Magani, Balla (Shahini 53′), Miroviç (L. Koçi 90′), Elezi (Çekrezi 85′), Duka, Rustemi, Trashi.
Trajner: E. Hida.
Gramozi: Nuredini, Rexhepi, Peçi, Faslliu, Ismolli, Lena, Shupe (Lushaj 73′), Bilibashi, Olivera, Tadeu (Kokona 46′), Edinjo (Caka 93′)
Trajner: I. Qirjako.
Shënues: Edinjo 51′
A. Janku, D. Rexha (Tiranë) A. Lamçe (Patos)
Kartonë të verdhë: Salliu, Balla, Magani, Shupe
Gramshi sërish ka humbur në përballjen kundër Gramozit me rezultatin minimal 0 - 1. Ndërsa gjatë gjithë lojës ekipet kanë zhvilluar një "fair play” të vërtetë. Vendësit rrezikojnë dy herë me anë të Maganit gjatë 10 minutave të para, por portieri Nuredini ka qenë në lartësinë e duhur. Miqtë reagojnë me anë të Edinjos, i cili ka goditur diagonal me portën, por topi ka dalë jashtë.
Gjatë fundit të pjesës së parë, Gramshi sërish shënon një tjetër rast flagrant me anë të mbrojtësit Peqini, i cili nga 5 metra distancë ka gjuajtur mbi traun e portës së mbrojtur nga Nuredini, ndërkohë që portieri nuk ishte në gjendje ta kapte topin. Pjesa e parë mbyllet me një epërsi të lehtë të Gramshit dhe me një Gramoz të ngjeshur mirë në mbrojtje.
Pjesa e dytë paraqet një tjetër "fytyrë” të pakëndshme për vendësit, teksa i sapo futuri nga miqtë, Kokona, ekzekuton një goditje këndi dhe atje i lirë në zonë, sulmuesi Edinjo, nuk e ka pasur të vështirë të shënojë përballë Billës. Gjatë minutave në vijim, gramshiotët janë spostuar në gjysmëfushën mike, duke zhvilluar presion të vazhdueshëm dhe në minutën e 58-të me anë të Rustemit rezultati mund të barazohej, por gjuajtja e tij ka qenë e pasaktë.
Gjithashtu, Trashi ka qënë edhe ai pranë golit të barazimit, por topi i goditur prej tij ka përfunduar mbi traversën e portës së Nuredinit. Kështu, Gramshi thellon krizën duke kërkuar shkaqet e së keqes, kur ndoshta e keqja është "ulur këmbëkryq” përpara drejtuesve më të lartë të klubit, të cilët me sa duket presin t’u ndodhë ndonjë mrekulli.


Nga '' Sporti Shqiptar' ' , E Diele 24 Tetor 2010

Publikoje ne rrjetet sociale :